Event

Event

Event

Në datën 21 dhe 22 maj 2017, me ftesë te Presidentit të Rajonit të Ishujve Jonianë z. Theodoros Galiatsatos , Kryetari I Këshillit të Qarkut Vlorë z. Ervis Moçka, mori pjesë në festën kombëtare të 153 vjetorit të bashkimit të Ishujve Jonianë me Greqinë. Në këtë event të rëndësishëm të partnerit grek, me praninë e presidentit të Greqisë z. Prokopis Pavlopoulos dhe autoriteteve të tjera greke në nivel qendror dhe rajonal, ishin të pranishëm edhe kryetarët e qarqeve jugore të Shqipërisë, si partnerë të përbashkët të projekteve strategjike të të dyja vendeve, pjesë e programit ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020.

Me këtë rast, z. Moçka realizoi një takim në zyrën e homologut të tij të rajonit të Ishujve Jonianë, me qëllim diskutimin dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja rajoneve përmes projekteve të përbashkëta me modele të qëndrueshme zhvillimi. Të dy drejtuesit e rajoneve theksuan rëndësinë e raportit të besimit dhe bashkëpunimit reciprok korrekt që ka pasuar me veprime konkrete në projekte të përbashkëta.

Z Moçka theksoi faktin që, në bazë të potencialeve të ngjashme që të dyja rajonet posedojnë, si dhe prioriteteve specifike duhet të orientohen energjitë në mënyrën e duhur për të patur rezultatet e dëshiruara. Atë që qytetarët apo operatorë privatë kanë inicuar në baza private, të dyja institucionet ta forcojnë dhe përmirësojnë me rezultate konkrete dhe të prekshme në funksion të zhvillimit ekonomik dhe në dobi të qytetarëve.

Gjithashtu z. Moçka shfrytëzoi rastin e qëndrimit në Korfuz për të takuar një prej partnerëve të qëndrueshëm përmes projekteve të përbashkëta të zbatuara dhe aplikuara, Universitetin Jonian në Korfuz, për t’u njohur personalisht dhe për të diskutuar vijimësinë e këtij bashkëpunimi sipas vizionit dhe objektivave konkretë. Takimi u zhvillua me rektorin e Universitetit Jonian, Prof. Vassilios Chrissikopoulos dhe stafin e tij mbështetës. Biseda u përqendrua në modelet praktike të bashkëpunimit, si pjesë e përvojës aktive mbi 10 vjeçare që ky universitet ka fituar në punën e fokusuar posaçërisht me projektet me fonde të BE-së.

Related Articles

Close