Kryetari

Dr. Ervis Moçka ka lindur më 9 Mars 1981. Banon në Vlorë dhe është i martuar.
Është diplomuar për “Shkenca politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin
“La Sapienza”, Romë, Itali dhe në nivelin e avancuara të studimeve të masterit shkencor për
“Marrëdhënie Ndërkombëtare” në të njëjtin universitet.
Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet post-master për “Jurist Evropian” pranë
Universitetit Roma Tre, në Romë-Itali.
Ka mbrojtur gradën Doktor shkencash në fushën e të Drejtës Europiane pranë
departamentit  të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës.
Në 2016 është diplomuar në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, pjesë e projektit të
Këshillit të Europës.
Prej vitit 2011 është i angazhuar si lektor pranë departamentit të Drejtësisë në Universitetin
“Ismail Qemali”, Vlorë. Në vitet 2012- 2017 ka mbajtur pozicionin e Zv.dekanit të Fakultetit
të Shkencave Humane në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
Është autor dhe bashkautor i shumë publikimeve me karakter shkencor dhe pjesëmarrës në
konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka qenë pjesë e grupeve të ekspertëve në disa raporte kërkimore si mbi krimin e organizuar
dhe mbi investimet e huaja në Shqipëri. Gjithashtu ka bashkëpunuar me komisionin e
posaçëm për reformën në sistemin e drejtësisë.
Prej vitit 2015 është zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak Vlorë. Përveç rolit të
këshilltarit është kryetar i komisionit për problemet juridike, të rendit dhe të mbrojtjes.
Fushat e tij të kompetencave përfshijnë integrimin evropian, çështjet e imigracionit dhe
azilit, të drejtat e njeriut si dhe qeverisja lokale dhe decentralizimi.
Zotëron shumë mirë gjuhën italiane dhe mirë gjuhën angleze.

Close