Nga Vlora në Salento (Itali)

Nga Vlora në Salento (Itali)

Nga Vlora në Salento (Itali)

Në datat 28-31 korrik 2017 me ftesë të Unionit të Bashkive të Veriut të Salentos kryetari I Këshillit të Qarkut z. Ervis Moçka përfaqësoi qarkun e Vlorës në një event të rëndësishëm, të organizuar nga pala italiane si pjesë e projektit  "Culture".

Në këtë vizitë morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë shqiptarë të qarkut të Vlorës dhe të Fierit, me objektivin kryesor të ngritjes dhe forcimit të bashkëpunimit të marrëdhënieve midis Salentos dhe Vlorës e Fierit, në mënyrë që të arrihet integrimi I frytshëm në fushën kulturore dhe sociale përmes programeve të përbashkëta të zhvillimit rajonal.

Përveç takimit midis përfaqësuesve zyrtarë të të dyja vendeve programi I këtij eventi I dha mundësi palës shqiptare të njihej me modele praktikë të  zhvillimit të Salentos, bazuar në traditën dhe potencialet vendase:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Konkretisht me kompaninë Agri Perrone të njohur për prodhimin e spërkatësve bujqësore bashkëkohorë me Kompaninë e verës, aty ku arti dhe vera kanë arritur një harmoni unike dhe me një kompani familjare të njohur për prodhimin e makinave bujqësore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në fund të kësaj vizite përfaqësuesit shqiptarë dhe italianë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi që do t’u paraprijë në mënyrë të orientuar veprimeve konkrete të bashkëpunimit me qëllimin fundor të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të të dyja vendeve.

 

 

 

 

 

 

 

Për rëndësinë që pati, ky event u pasqyrua edhe në median vendase elektronike dhe të shkruar.

http://www.sali-ce.it/attualita/sociale/item/3385-l-albania-sceglie-il-salento-un-successo-per-guagnano.html

Dall’Albania al Salento, Cult.Ure a confronto in nome dello sviluppo economico

Related Articles

Close