PASSAGE

PASSAGE

Projekti Passage i prezantuar ne: Danimarkë, Helsinki, Bastia, Tallin, ​Lecce.

The PASSAGE (Public Authorities Supporting low-Carbon Growth in European maritime border regions) project involves 6 straits, representing 11 partners from 8 countries.

Projekti Passage, përfshin 6 ngushtica dhe përfaqësohet nga 11 partnerë nga 8 shtete. Këshilli i Qarkut Vlorë është partner përfitues në këtë projekt. Koordinator i projektit Passage për Këshillin e Qarkut Vlorë është znj. Anila Hitaj, specialiste e Arsimit, Kulturës, Turizmit dhe Çështjeve Sociale. Institucionet  që bashkëpunojnë me Këshillin e Qarkut në këtë projekt janë :

AULEDA, Agjensi zhvillimi në nivel lokal

Universiteti i Vlorës

Agjensia Rajonale e Zonave të Mbrojtura Detare Vlorë

Porti i Vlorës

Porti i Sarandës

Porti i Durrësit

Porti i Shëngjinit

 

https://www.interregeurope.eu/passage/


PREZANTIMI NE DANIMARK

Me datat 6, 7, 8 dhe 9 Shtator 2016, Këshilli i Qarkut Vlorë merr pjesë në Maribo, Danimarkë, për të parë modele të reduktimit të djegjeve të CO2 në atmosferë. Çdo ngushticë detare bëri prezantimin e saj mbi karakteristikat specifike në statistika përsa i përket ndotjes në transportin detar dhe tokësor si dhe u prezantua një model pozitiv i një anije e cila emetonte 0 CO2 , jo lëndë djegëse , green ship. Në bashkëpunim me Auledën, së bashku dhe me partnerët tanë Inopolis , Korfuz dhe Lecce, dhamë karakteristikat, pikat e forta, dobësitë, mundësitë si dhe çfarë mund të bëhet më mirë, duke përmirësuar planin strategjik të Qarkut dhe duke bërë politika për uljen e CO2 si dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Bashkëpunimi me aktorë lokal, universitete dhe ekspertë të fushës apo ministritë përkatëse do të jenë të përfshira gjatë studimit duke nxjerrë të dhëna sa më të sakta mbi zonat detare të Qarkut, si Saranda, Vlora, Himara. Në kuadër të projektit "Passage",u organizua një takim në zyrat ku bëhej projektimi i tunelit nënujor që do të bashkojë Gjermaninë me Danimarkën. Gjatësia 18 km dhe kushton 7 bilion euro, me 4 korsi plus emergjencën, Eviton lëvizjen me trena dhe si rrjedhojë nuk ndot duke çliruar CO2.Ky projekt do të punësojë rreth 30 mijë njerëz. Ishin në pritje të nënshkrimit të kontratës nga pala gjermane. Tuneli lidh Evropën Qëndrore me Skandinavinë.
Passage project

 

PREZANTIMI NE HELSINKI

Në datat 22,23 dhe 24 Nëntor u zhvillua në Helsinki, Finlandë seminari tematik mbi transportin tokësor, detar dhe reduktimi i emisioneve të CO2 si dhe rrjedhojat e tij. Gjatë ditëve të seminarit u prezantuan eksperiencat dhe praktikat më të mira të të gjithë partnerëve në këtë fushë të projektit "Passage". Këshilli i Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Auleda -n , Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, si dhe expertë dhe Pedagogë nga Universiteti i Vlorës, paraqiti si eksperiencën më të mirë temën "STAN PATROL 4207. Anija e prodhuar nga Damen ShipYard dhe kantieri i ndërtimit të anijeve Pashaliman , rrdukton 6% përdorimin e karburantit për rrjedhojë CO2në atmosferë. Secili partner paraqiti eksperiencat në transporte, menaxhimin e porteve dhe lëndë ve djegëse në to mobilitet të qëndrueshëm dhe ekologjik.
Passage project

 

PREZANTIMI NE BASTIA

Më 16-17 Maj 2017, partnerët e projektit PASSAGE, përfitues i të cilit është Këshilli i Qarkut Vlorë, u mblodhën në Bastia për të ndarë praktikat e tyre më të mira për të mbështetur sipërmarrjen dhe inovacionin social në kuadrin e tranzicionit me karbon të ulët. Seminari u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Haute-Corse (Francë). Seminari i tretë tematik i projektit PASSAGE ishte mundësia që partnerët të mësonin rreth qasjeve inovative të tranzicionit me karbon të ulët në rajone të ndryshme kufitare detare. Pjesëmarrja e qytetarëve, ripërtëritja e energjisë, krijimi i grupeve dhe stimulimi i ekonomisë sociale ishin vetëm disa nga shumë temat e trajtuara! Partnerët e PASSAGE tani do të përfitojnë nga njohuritë e mësuara përmes 3 seminareve tematike për të shkruar planet e veprimit ndërkufitare në secilën nga rajonet kufitare detare të partneritetit deri në mars të vitit 2018. Këto plane veprimi do të zbatohen në një fazë të dytë, nga prilli 2018 në mars 2020.
Passage project

 

PREZANTIMI NE TALIN

PREZANTIMI NE LECCE

Në Leçe në seminarin e projektit "Passage" Passage project Keshilli i Qarkut Vlore u vlerësua i treti në përzgjedhjen e prezantimit të praktikës më të mirë. Pjesëmarrës ishin dhe partnerët e tjerë si FranPassage project -INTERREG EUROPE 28-30 Mars, 2017 "Strategjitë mjedisore dhe atraksionet" .Këshilli i Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Vlorë prezantoi temën "Administrimi i zonave të mbrojtura detare të sapokrijuara-ZMD Karaburun-Sazan "(Karaburun-Sazan MPA -Making newborn MPA Operational) Prezantimi i zonës së parë detare në Shqipëri pati një impakt shumë pozitiv përsa i përket shërbimeve rregullatore që ofron.  Gjithashtu në bashkëpunim me Auledën prezantimin "Modeli i monitorimit të zonave të mbrojturave detare në rajonin e Vlorës", me Universitetin e Vlorës @Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura.Këshillin e Qarkut Vlorë e përfaqësuan Administra e Zonave të Mbrojtua Vlore AdZM , e cila u përzgjodh një praktikë e suksesshme në zonën detare.

Close