Rreth Qarkut

Qarku është njësi e nivelit të dytë të vetëqeverisjes vendore.

-Qarku përfaqëson një unitet administrativo - territorial, të përbërë nga disa bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët.

-Kufijtë e Qarkut përputhen me kufijtë e bashkive që e përbëjnë atë.

-Qendra e Qarkut vendoset në një nga bashkitë që përfshihen në të. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e Qarkut përcaktohen me ligj.

-Qarku kryen dhe ushtron kompetencat sipas parimeve të parashikuara në ligjin 139/2015 PËR VETËQEVERISJEN VENDORE

-Organ përfaqësues i Qarkut është Këshilli i Qarkut. Funksionet ekzekutive në qark kryhen nga Kryetari dhe kryesia e Këshillit të Qarkut.

-Organi përfaqësues i Qarkut krijohet me përfaqësues nga organet e zgjedhura të bashkive që e përbëjnë atë, sipas mënyrës së përcaktuar në Kushtetutë dhe në kreun XIII të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.

-Kryetari dhe kryesia e Këshillit të Qarkut zgjidhen nga Këshilli i Qarkut, sipas mënyrës së përcaktuar në kreun XIII, të këtij ligji.

-Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë është, z. Ervis Mocka.

-Funksionet e qarkut janë:

  1. a) ndërtimi e zbatimi i politikave rajonale,
  2. b) harmonizimi i tyre me politikat shtetërore, në nivel qarku, si dhe çdo funksion tjetër i dhënë me ligj.

 

Qarku i Vlorës përbëhet nga shtatë bashki:

Bashkia Vlorë

Bashkia Sarandë

Bashkia Delvinë

Bashkia Himarë

Bashkia Finiq

Bashkia Selenicë

Bashkia Konispol

Shtrihet në pjesën jugperëndimore të vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qendër e qarkut është qyteti i Vlorës.
Qarku Vlorë  renditet i treti për nga madhësia,krahasuar me  qarkun e Shkodrës dhe Korçës. Ky rajon është kryesisht kodrinor – malor, me fusha e lugina që i krijojne mundësi popullsisë të këtij Qarku që të merret me Bujqësi ose Blegtori. Zona bregdetare pranë  Qarkut Vlorë  është një nga zonat më të bukura dhe me histori të pasur.

Një rajon bregdetar me reliev të thyer dhe të shumëllojshëm i cili me larminë e formave ka ndikuar drejpërdrejtë në klimën dhe llojshmërinë e këtij rajoni.

Gjithë bregu i Vlorës ka një klimë të nxehtë me puhira detare që zbusin të nxehtin e verës. Kujtojmë se në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm, nuk është Spanja që mban rekordin e orëve me diell në një vit në Mesdhe, por pikërisht Shqipëria dhe Vlora ndikon mjaft në këtë rekord me një mesatare prej më tepër se 2000 orë.

Sipërfaqja Totale: 2706 km

Popullsia: 374.168 banorë

Kufiri detar: 244 km

 

Close