Sekretarja e komisionit të KMT-së, dhe drejtoresha e DAMT-së raportoi mbi situatën aktuale të tokës bujqësore dhe punës së kryer në bazë të evidentimit të raportimeve nga shtatë bashkitë e qarkut Vlorë.
Kryetari i Qarkut theksoi se kjo mbledhje është shumë e rëndësishme dhe mblidhet për rehabilitimin , evidentimin e tokës bujqësore dhe faktorët natyror dhe njerëzor që ndikojnë në funksionin e saj.
Së pari u diskutua mbi rëndësinë e 40 % e taksës së tokës bujqësore që si detyrim ligjor duhet të vihet në dispozicion për rehabilitimin e tokave bujqësore.
Së dyti u ra dakort për ngritjen e një komisioni me specialist të fushës për të evidentuar devijimet e shtretërve të lumenjve .
Pika tjetër e diskutimit ishte mbi mundësitë që ka Bordi i kullimit për pastrimin e kanaleve të para, të cilat janë në administrimin e tij si funksion kryesor.
Një pikë e fortë e diskutimit nga anëtarët e komisionit, kryesisht nga kryetarët bashkive të cilët kërkonin nga bordi i kullimit një bashkëpunim ndërinstitucional midis aktorëve lokal dhe vendorë.
Të gjitha rekomandimet do të paraqiten dhe diskutohen si projektvendime në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Vlorë.