Aktivitete

Forumi për zhvillimin ekonomik rajonal dhe vendor

Çfarë të ardhme për Ballkanin Perëndimor?
Një vizion nga perspektiva lokale dhe rajonale.

Ky është titulli i Forumit për zhvillimin ekonomik rajonal dhe vendor, edicioni II-të, i cili është planifikuar të mbahet nga data 30 nëntor deri në datën 2 dhjetor, 2017 në Vlorë.
Ky është një forum tre-ditor mbi politikat lokale dhe rajonale të zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. 
Ky forum është ndërkombëtar dhe organizohet nga CRLDS Shqipëri, në partneritet me Akademinë Evropiane të Rajoneve, Këshillin e Qarkut Vlorë, Universitetin “Ismail Qemali” mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe Qeveria e Flanders.
Forumi do të krijojë një platformë për dialog ndërkombëtar rreth çështjeve kyçe në këtë fushë. Gjithashtu do të shërbejë si një analizë dhe reflektim i përqasjes sonë në zhvillimin lokal dhe rajonal në perspektivën e një qasjeje operacionale dhe strategjike, për të harmonizuar politikat e zhvillimit në nivelin e Ballkanit Perëndimor përballë atyre evropiane në procesin e përgatitjes së vendeve tona për integrim të plotë në BE.
Në këtë forum do të jenë të ftuar studiues dhe politikë-bërës nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe biznesit, nga bota akademike, shoqëria civile, etj.

Ju bëjmë me dije se pjesëmarrja në këtë Forum është pa pagesë, por regjistrimi është i detyruar.

Për regjistrim konsultohuni me linkun:
http://crlds.org/forumi-i-zhvillimit-rajonal-dhe-lokal/


 

Close