Selenicë

Bashkia Selenicë

Bashkia Selenicë është e kufizuar me brigjet e lumit Vjosë në veri-lindje, vargu i Shashice-Çikës në perëndim dhe malësitë e Kurveleshit dhe Bashkia Himare në jug. Qyteti Selenicë ndodhet në bregun e majtë të lumit Vjosë, rreth 34 km nga qyteti i Vlorës dhe ngrihet në zonën kodrinore, duke përfshirë minierën e bitumit, burimi i vetëm i këtij minerali në Shqipëri. Qyteti Selenicë përmendet që nga antikiteti si një vend me emrin "Nympheum", me zjarret e përjetshme, për shkak të burimit të mineraleve. Territori i bashkisë Selenicë përfshin qytetet e lashta të Olimpias dhe Amantias që datojnë në shekullin V p.K. Gjithashtu si objekte kulturore përmenden kisha e Shën Thanasit, afresket e të cilit janë realizuar nga piktori i madh David Selenicasi, kisha e Armenit, etj. Prania e qendrave të trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore në territorin e bashkisë ka krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit rural dhe kulturor. Menaxhimi ekonomik i bashkisë është fokusuar në bujqësinë dhe blegtorinë.

Për më shumë shihni http://bashkiaselenice.org

Close