Ftesë për aplikim për pozicionin Financier projekti

Ftesë për aplikim për pozicionin Financier projekti

Këshilli i Qarkut Vlorë në kuadër të projekteve të financuara nga fonde të Bashkimit Evropian shpall procedurat për shprehjen e interesit për punësim pranë këtij institucioni në pozicionin Financier i projektit “ADRINET: Rrjeti Adriatik për Ekosistemin Detar”.

 Kushtet që duhet të plotesojnë kantidatet janë si më poshtë:

  • Financier

Financieri kontratohet me synim që të garantojë menaxhimin e duhur financiar të buxhetit total të projektit, të monitorojë progresin financiar të projektit, të sigurojë trajtimin korrekt të fondeve në përputhje me rregullat e  PRAG dhe Rregullat operacionale të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Detajet e përshkrimit të punës

  • Menaxhimi financiar i projektit; monitorimi i shpenzimeve; raportimi financiar i progresit, cdo raportim tjeter financiar të nevojshëm në kuadër të projektit.
  • Asistencë për procedurat administrative dhe financiare të projektit
  • Pjesëmarrje në takimet e komitetit drejtues të projektit
  • Bashkëpunim me financieren e institucionit.
  • Supervizimi i te gjithe procedurave financiare ne raportin me auditet; prezent ne auditimet.
  • Mbulimi edhe i çdo përgjegjësie apo detyre tjetër të paparashikuar që del në funksion të projektit.

 

Kriteret

  • Të ketë diplomë të Fakultetit të Ekonomisë
  • Të ketë njohje të gjuhës angleze
  • Njohja e gjuhës italiane është vlerë e shtuar
  • Të ketë përvojë  në menaxhimin financiar të projekteve në përgjithësi dhe të projekteve ndërkufitare në veccanti.
  • Të ketë njohje të procedurave administrative shtetërore
  • Të ketë aftesi te mira në perdorimin e kompjuterit

 

Për informacione më të hollësishme në lidhje me dokumentacionin që duhet të paraqisni për të marrë pjesë në këtë proçedurë vizitoni faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Vlorë www.qarkuvlore.gov.al .

Të interesuarit të dërgojnë  CV dhe Letër Motivimi deri në datën 22/02/2019 në adresën e emailit info@qarkuvlore.gov.al ose ti dorëzojnë dorazi pranë ambjenteve të Këshillit të Qarkut Vlorë dhe të specifikojnë pozicionin për të cilin aplikojnë. Përzgjedhja e kantidateve do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i dosjeve nga një komision prej tre antarësh nga ku do të përzgjidhen kandidatët potencial që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Në fazën e dytë kandidatët e përzgjedhur do të paraqiten pranë ambjenteve të Këshillit të Qarkut për një intervistë me gojë nga ku do të vendosen edhe fituesit. Shpallja e fituesve do të bëhet në datën 27/02/2019.

Close