Ftesë për aplikim për pozicionin Menaxher projekti

Ftesë për aplikim për pozicionin Menaxher projekti

Këshilli i Qarkut Vlorë në kuadër të projekteve të financuara nga fonde të Bashkimit Evropian shpall procedurat për shprehjen e interesit për punësim pranë këtij institucioni në pozicionin Menaxher i projektit “ADRINET: Rrjeti Adriatik për Ekosistemin Detar”.

 

Kushtet që duhet të plotesojnë kantidatet janë si më poshtë:

  • Menaxher Projekti

Manaxheri i projektit, kontratohet  me synim që të garantojë mirëfunksionimin e sistemit të administrimit dhe kordinimit të projektit dhe bashkërendimin e punës gjatë gjithë kohëzgjatjes të zbatimit të projektit. Menaxheri i projektit, kordinon, lehtëson komunikimin dhe mban kontakte të ngushta me të gjithë përfitusit final dhe strukturat e ngritura për menaxhimin e projektit  Adrinet pjesë e partneritetit të këtij projekti.

Detajet e përshkrimit të punës

  • Menaxhimi pergjithshëm i projektit
  • Pjesëmarrje në takimet e projektit
  • Mbajtja dhe zhvillimi i raporteve me stafin e administratës
  • Bashkëpunim me stafin e institucionit të caktuar për projektin
  • Mbajtja dhe zhvillimi i raporteve me partnerin lider, partnerët e projektit, Sekretariatin e përbashket apo Autoritetin Menaxhues, Ministrinë e Europës dhe Cështjeve të Jashtme.
  • Mbajtja dhe zhvillimi i raporteve me ekspertët dhe operatorët ekonomikë që do të japin shërbimin
  • Realizimi i të gjithë aktiviteteve të parashikuara në projekt për KQ Vlorë
  • Hartimi i raporteve narrative të progresit për projektin
  • Hartimi i raporteve te progresit për titullarin e institucionit
  • Supervizimi i të gjithë procedurave administrative në raportin me auditët; prezentë në auditimet
  • Asistence te stafit administrativ të qarkut në hartimin e procedurave të tenderimit dhe kontratave.
  • Asistence të stafit administrativ të qarkut në protokollimin dhe inventarizimin e dokumentacionit të projektit bazuar në ligjin në këtë fushë të veprimit.
  • Mbulimi edhe i çdo përgjegjësie apo detyre tjetër të paparashikuar që del në funksion të projektit.

 

Kriteret

  • Të ketë diplome masteri ose ekuivalent me te.
  • Pervoje pune te pakten 5 vjecare ne menaxhimin e projekteve nderkombetere.
  • Te zoteroj gjuhen angleze te folur dhe te shkruar.
  • Njohja e gjuhës italiane është vlerë e shtuar.
  • Te kete aftesi te mira ne perdorimin e kompjuterit
  • Të njohë procedurat administrative shtetërore
  • Të ketë njohje dhe përvojë në procedurat e prokurimit me rregullat e prokurimit PRAG

 

Për informacione më të hollësishme në lidhje me dokumentacionin që duhet të paraqisni për të marrë pjesë në këtë proçedurë vizitoni faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Vlorë www.qarkuvlore.gov.al .

Të interesuarit të dërgojnë  CV dhe Letër Motivimi deri në datën 22/02/2019 në adresën e emailit info@qarkuvlore.gov.al ose ti dorëzojnë dorazi pranë ambjenteve të Këshillit të Qarkut Vlorë dhe të specifikojnë pozicionin për të cilin aplikojnë. Përzgjedhja e kantidateve do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i dosjeve nga një komision prej tre antarësh nga ku do të përzgjidhen kandidatët potencial që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Në fazën e dytë kandidatët e përzgjedhur do të paraqiten pranë ambjenteve të Këshillit të Qarkut për një intervistë me gojë nga ku do të vendosen edhe fituesit. Shpallja e fituesve do të bëhet në datën 27/02/2019.

Close