Ftesë për aplikim për pozicionin Oficer komunikimi

Ftesë për aplikim për pozicionin Oficer komunikimi

Këshilli i Qarkut Vlorë në kuadër të projekteve të financuara nga fonde të Bashkimit Evropian shpall procedurat për shprehjen e interesit për punësim pranë këtij institucioni në pozicionin Oficer komunikimi i projektit “ADRINET: Rrjeti Adriatik për Ekosistemin Detar”.

Kushtet që duhet të plotesojnë kantidatet janë si më poshtë:

  • Oficeri i komunikimit

Oficeri i komunikimit kontratohet me synimin që të mbajë dhe zhvillojë komunikimin me partnerin lider, partnerët e tjerë si dhe palët e interesuara në këtë projekt. Gjithashtu do të ofrojë asistencë stafit administrativ të Qarkut Vlore në përgatitjen e procedurave administrative të fushës së komunikimit për projektin.

Kriteret

  • Të ketë diplomë në fushën sociale; përbën prioritet dega Gazetari.
  • Të ketë njohje të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës Italiane është vlerë e shtuar.
  • Të ketë njohje dhe përvojë në fushën e komunikimit.
  • Të ketë njohje të procedurave administrative shtetërore.

 

Për informacione më të hollësishme në lidhje me dokumentacionin që duhet të paraqisni për të marrë pjesë në këtë proçedurë vizitoni faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Vlorë www.qarkuvlore.gov.al .

Të interesuarit të dërgojnë  CV dhe Letër Motivimi deri në datën 22/02/2019 në adresën e emailit info@qarkuvlore.gov.al ose ti dorëzojnë dorazi pranë ambjenteve të Këshillit të Qarkut Vlorë dhe të specifikojnë pozicionin për të cilin aplikojnë. Përzgjedhja e kantidateve do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i dosjeve nga një komision prej tre antarësh nga ku do të përzgjidhen kandidatët potencial që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Në fazën e dytë kandidatët e përzgjedhur do të paraqiten pranë ambjenteve të Këshillit të Qarkut për një intervistë me gojë nga ku do të vendosen edhe fituesit. Shpallja e fituesve do të bëhet në datën 27/02/2019.

Close