Interreg III-IV

INTERREG

Bashkëpunimi Territorial Europian i njohur ndryshe si INTERREG, është një prej qëllimeve të politikës së kohezionit dhe siguron një kuadër për zbatimin e veprimeve dhe inisiativave midis aktorëve lokalë, rajonalë dhe kombëtarë nga vende të ndryshme anëtare të BE-së. Objektivi final i Bashkëpunimit Territorial Europian është promovimi i një zhvillimi harmonik dhe social të territorit si një territor i përbashkët i Unionit. INTERREG është i ndërtuar mbi tre shtylla kryesore të bashkëpunimit: 1) bashkëpunimi ndërkufitar; 2) bashkëpunimi trans-kombëtar dhe 3) bashkëpunimi ndër-rajonal.

Shqipëria përfiton nga fondet e INTERREG përmes instrumentit IPA të Asistencës së Para- anëtarësimit, i cili është mjeti i ndihmës financiare dhe teknike me të cilin BE-ja mbështet reformat në “vendet e zgjerimit”.

INTERREG III DHE IV

Në kuadër të këtij programi Këshilli i Qarkut Vlorë ka qenë përfitues në vite i disa projekteve.

Kështu, në INTERREG III, janë zbatuar 4 projekte:

LIFE: Menaxhimi i Mbetjeve Urbane; ASTA: Veprim për një Turizëm të Qëndrueshëm; W.A.P Menaxhimi i mbetjeve në Portet e Adriatikut dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Malore të Mesdheut.

INTERREG IV

INTERREG IVC siguron fondet përmes bashkëpunimit ndër-rajonal në të gjithë Europën. Është zbatuar nën objektivin e bashkëpunimit territorial të Bashkimit Europian dhe financuar nga Fondi Rajonal i Zhvillimit Europian. Financimi për Shqipërinë është bërë përmes IPA I. Periudha e zbatimit të programit ka qenë 2007-2013.

Këshilli i Qarkut Vlorë ka qenë përfitues i tre projekteve të Programit Ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2007-2013 dhe një projekti të Programit Ndër-rajonal.

PROGRAMI NDËRKUFITAR GREQI-SHQIPËRI 2007-2013

  • TPNM: Promovimi i Turizmit në tregje të reja

Projekti është zbatuar gjatë periudhës 2012- 2014 me qëllimin kryesor të rritjes së vizibilitetit të potencialeve turistike dhe promovimin e tij në vendet e BE-së dhe më tej, në zona të reja turistike si Kina dhe Japonia.

Partnerët:

  • Këshilli i Qarkut Vlorë
  • Agjencia Kombëtare e Turizmit (ATA)
  • INNOPOLIS
  • Bashkia Korfuz
  • Qendra Inovative BIC, Epir

Për më shumë ndiqni në: http://www.tpnm.eu/

 

2-   e-OLIVE : Përmirësimi i cilësisë së vajit të ullirit përmes përdorimit të teknologjisë inovative TIK

Projekti u zbatua gjatë periudhës 2014 – 2016. Këshilli i Qarkut Vlorë ishte partner lider për palën shqiptare. Projekti u fokusua në Njësinë Administrative Xarë të Bashkisë Konispol. Ky projekt influencoi në zhvillimin e një metode inovative në procesin e hartimit dhe modelimit të rritjes së ullishtave, procesin e monitorimit dhe parashikimit të sëmundjeve të ullirit si dhe në vizibilitetin e prodhuesve të vajit të ullirit në një treg më të gjerë europian dhe global.

Partnerët:

  • Universiteti Jonian
  • Këshilli i Qarkut Vlorë
  • Rajoni i Ishujve Jonianë
  • Qendra e Tranferimit të Teknologjive Bujqësore, Vlorë
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë

       

Për më shumë ndiqni në: http://www.e-olive-project.eu/

 

3-   SAIMON: Rrjeti satelitor i monitorimit në kohë reale të rrezikut të eutrofikimit të ujrave detare në zonën ndërkufitare Shqipëri-Greqi.

Ky projekt synoi vendosjen e një rrjeti monitorimi satelitor të vazhdueshëm dhe në kohë reale lidhur me rrezikun e eutrofikimit të ujërave bregdetare të të gjithë zonës së përfshirë në programin ndërkufitar IPA Shqipëri - Greqi, që do të jetë i vlefshëm për qytetarët, komunitetin shkencor dhe autoritetet përgjegjëse përmes një faqe interaktive në ëeb GIS. U zbatua në periudhën prej Shtator 2014-shtator 2016.

Partnerët:

  • Milieukontakt International Albania
  • Regional Council of Vlora
  • The Region of Ionian Islands
  • Decentralized Administration Epirus-Ëestern Macedonia- Ëater Directorate Epirus

Për më shumë ndiqni në: http://www.saimon-project.eu/sq/

 

PROGRAMI NDËR-RAJONAL-INTERREG Europe

4-   NOSTRA: Ruajtja e biodiersitetit dhe trashëgimisë kulturore në zonat e ngushticave detare

Projekti synoi që përmes shkëmbimit të praktikave dhe përvojave pozitive të rajoneve partnere të studioheshin mjetet e domosdoshme të qeverisjes për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të ngushticave dhe për të zhvilluar funksionet e tyre si porta hyrëse në brendësi të territorit.  Projekti u zbatua me 16 partnerë europianë që ndajnë ngushticat detare në periudhën 2011-2014.

Për më shumë ndiqni në: http://www.nostraproject.eu/

Close