Lajme

3 Dhjetor 2017

Intervista e kryetarit të Këshillit të Qarkut z. Ervis Moçka mbi situatën e përmbytjeve në Novoselë. Situata është e pakrahasueshme me vitin 2015. Shtabi i Emergjencave , super i organizuar për tu ardhur në ndihmë banorëve.

https://www.youtube.com/watch?v=pqt8pVpaqTg&feature=youtu.be



29 Nëntor 2017

Në datën 29 Nëntor deri në 2 Dhjetor 2017 u organizua në Vlorë Forumi i Dytë i Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i forumit ishte të sillte së bashku studiuesit dhe politikëbërësit nga Ballkani Perëndimor dhe krijimin e sinergjisë, vendosjen e urave të komunikimit për shkëmbimin e njohurive dhe diskutimin e çështjeve të kërkimit dhe politikës së zhvillimit ekonomik rajonal dhe vendor. Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Rajoneve dhe institucionet vendore, me mbështetje të Qeverisë Flamandre dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës bënë të mundur realizimin e këtij forumi 3 ditor.

Përveç si bashkë-organizator i forumit, Këshilli i Qarkut Vlorë mori pjesë në diskutimin që hapi forumi mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor duke sjellë një perspektivë rajonale përmes përvojës së institucionit në përfshirjen e programeve europiane INTERREG. Këshilltarja për Programet Europiane dhe Projekteve në Këshillin e Qarkut Vlorë, znj Valbona Avdullaj, duke iu referuar praktikës pozitive të deritanishme të Qarkut Vlorë, të bazuar mbi vlerësimin e aseteve dhe potencialeve që ka Qarku Vlorë dhe një rrjeti të koordinuar bashkëpunëtorësh brenda dhe jashtë vendit, në nivel rajonal dhe ndër-rajonal, vuri theksin në rëndësinë që kanë partneritetet e qëndrueshëm për përfshirjen në projektet rajonale të zhvillimit me fonde të BE-së. Në këtë këndvështrim gjykojmë se këto programe janë një mundësi shumë e mirë për vendet e Ballkanit perëndimor, jo vetëm në drejtim të zhvillimit dhe kapërcimit të sfidave të përbashkëta, disa prej të cilave të natyrës ndërkufitare, por edhe si një mekanizëm në adresimin e disa çështjeve delikate që kërkojnë bashkëpunim dhe mirëkuptim. Zhvillimi i bashkëpunimit rajonal ndërkufitar është në të mirë të interesave të vendeve të rajonit e mund të shihet si faktor kyç në stabilitetin politik, prosperitetin ekonomik dhe sigurisë.

Perspektiva e ofruar nga Këshilli i Qarkut Vlorë ngriti interesin e përfaqësueses së Kroacisë mbi shkëmbimin e praktikave të të dyja vendeve të fokusuara në programet INTERREG, në ngritjen e urave të komunikimit me Kosovën në drejtim të patneriteteve të përbashkëta, e kërkuar nga përfaqësuesja e Kosovës, ashtu si edhe njohjen e Planit Strategjik të Qarkut Vlorë Emetime 0 nga ana e drejtorit të Qendrës Kërkimore Environment Europe në Oksford, Angli.

Duke besuar që ky forum nuk do të mbetet vetëm në kuadër të tre ditëve të diskutimeve të çështjeve të rëndësishme që influencojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, Këshilli i Qarkut Vlorë e konsideron këtë aktivitet si vlerë të shtuar në realizimin e objektivave prioritare që ka marrë, në drejtim të qasjes europiane të zhvillimit të territorit.



16 Nëntor 2017

Sot më 16 Nëntor 2017, u zhvillua Forumi i Komitetit Drejtues për promovimin dhe marketimin rajonal të zonave urbane e rurale dhe nxitjen e zhvillimit të turizmit në Bashkitë e Qarkut Vlorë. Në këtë takim mori pjesë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Kryetari i Bashkisë Finiq, Drejtore e përgjithshme e AZHR, përfaqësues nga 7 Bashkitë e Qarkut Vlorë dhe Këshilli i Qarkut Vlorë, Drejtore e Drejtorisë Rajonale për Zonat e Mbrojtura, Drejtore e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe përfaqësues nga GIZ. Marka rajonale “South” është inisiativë e Këshillit të Qarkut Vlorë dhe është miratuar me vendim të tij. Ky “brand” i ri, i aprovuar nga Këshilli i Qarkut ka për qëllim që të shërbejë si hapi i parë i identifikimit dhe promovimit të territorit të qarkut të Vlorës me interesin e tërheqjes në mënyrë të konkurrueshme të tregut turistik brenda dhe jashtë vendit. Komiteti diskutoi lidhur me përdorimin e kësaj marke për zhvillimin e turizmit dhe produktet lokale vendase. Gjatë takimit u zhvilluan prezantime teknike lidhur me rëndësinë e brandimit rajonal, ku u ilustrua me shembuj brandimi duke u bazuar në rrugën e ndjekur për krijimin e një marke të përbashkët të dy rajoneve, një rajoni gjerman dhe një italian. U theksua se brandimi duhet të perceptohet fillimisht nga rezidentët, turisti duhet ta gjej atë që premton marka te vendasit, te prodhuesit e vegjël lokal, kjo në ndihmë të tyre pasi brandimi ndihmon në zgjerimin e tregut dhe krijimin e një identiteti të përbashkët.

Gjithashtu u prezantua draft-marrëveshja për politikën e promovimit të përbashkët të markës rajonale dhe draft-udhëzuesi për prodhuesit e markës rajonale “South”. Rëndësi të veçantë ka të japim zgjidhje dhe të gjejmë një treg më të gjerë për prodhuesit, pa harruar të japim rëndësinë e duhur çertifikimit të produkteve.



20 shtator 2017

Ftesë për projektpropozime:

Këshilli i Qarkut në kuadër të reformës së re territoriale u ka dhënë prioritet problematikave të bashkive të cilat kërkojnë zgjidhje. Këshilli i Qarkut Vlorë e shikon me rëndësi të madhe angazhimin në këto kërkesa, si dhe një mundësi gjithëpërfshirëse për të gjitha bashkitë e qarkut, në kuadër të funksionit të harmonizimit dhe koordinimit, krijimit të frymës së bashkëpunimit për bashkitë përbërëse të tij.
Në kuadër të kërkesës zyrtare të bashkisë Sarandë, drejtuar Këshillit të Qarkut, për sistemimin e mbetjeve të ngurta të kësaj bashkie, kërkohet nga secila bashki një propozim konkret se ku mund të sistemohen këto mbetje inerte si dhe në mbështetje të Ligjit 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Kjo është një mundësi e mirë jo vetëm në proçesin e zhvillimit të qarkut, por edhe në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional. Duke bashkërenduar prioritetet dhe duke u takuar paraprakisht me projekt propozimet Tuaja, kemi mundësinë të zgjidhim dhe të përmirësojmë konkretisht iniciativa të tilla.
Ku hidhen momentalisht mbetjet inerte?
Si mendoni se mund të zgjidhet sa më mirë kjo situatë, duke marrë në konsideratë dhe mbrojtjen e mjedisit?
Ç’masa merren për hedhjen e inerteve në vende të papërcaktuara?
A është emergjent sistemimi i këtyre mbetjeve inerte?
Cili është propozimi Juaj konkret ?
Kushdo mendon se ka një projekt ide për sistemimin e mbetjeve inerte në bashkinë e Sarandës, është i mirëpritur të na kontaktojë.
Duke Ju falenderuar,jemi në pritje të projektpropozimeve Tuaja!



 

Close