Mbledhja e radhës për Këshllin e Qarkut, e fundit për vitin 2018

Mbledhja e radhës për Këshllin e Qarkut, e fundit për vitin 2018

Mbledhja e radhës për Këshllin e Qarkut, e fundit për vitin 2018

20 dhjetor 2018

Në datë 20.12.2018 u mblodh këshilli i qarkut Vlorë në mbledhjen e rradhës, që përkon edhe me mbledhjen e fundit për vitin 2018.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan 9 pika sipas rendit të ditës:
 Për miratimin e P/V Mbi strukturën organizative të Këshillit të Qarkut Vlorë për vitin 2019
 Për miratimin e P/V Për miratimin e buxhetit afatmesëm 2019-2021
 Për miratimin e P/V Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe buxhetit vjetor 2019
 Për miratimin e P/V Për miratimin e Projekt Buxhetit 2019
 Informacion mbi nxjerrjen jashtë përdorimit të aktivit afat-gjatë (automjet BENZ) viti 2018
 Për miratimin e P/V Për miratimin e programit model të transparencës së Këshillit të Qarkut Vlorë
 Për miratimin e P/V Për sistemimin e fëmijëve B.V në Qendrën e Zhvillimit PAK Vlorë
 Për miratimin e P/V Për miratimin e linjës rrethqytetëse për bashkinë Konispol
 Të ndryshme
Tematika që mori vëmendjen më të madhe gjatë kësaj mbledhjeje ishte në lidhje me buxhetin për vitin 2019, buxhetin afatmesëm 2019-2021 dhe programin buxhetor sipas udhëzimit të dhënë nga Ministria e Financave. Gjithashtu edhe pika e fundit Të ndryshme, ku ngjalli diskutim çështja e vendimit të Bordit administrativ të Bajkaj Land mbi dyfishimin e tarifës së bashkive për depozitimin e mbetjeve në këtë landfill, çka u orientua me planifikimin e një takimi me Bordin administrativ të Bajkaj Land me kryetarët e bashkive të jugut dhe përfaqësues të bashkisë Delvinë. Të gjitha vendimet u aprovuan unanimisht nga ana e këshilltarëve pjesëmarrës në këtë mbledhje.

Related Articles

Close