Lajme

30 korrik 2018

Mblidhet sot Komisioni i Mbrojtjes së Tokës , i drejtuar nga kryetari Këshillit të Qarkut Vlorë z. Ervis Moçka. Përbërja, organizimi dhe funksionimi këtij Komisioni parashikohen nga ligji nr. 9244 i vitit 2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. Ky komision mblidhet për herë të parë në bazë të urdhrit të kryetarit të tanishëm të Qarkut Vlorë z. Moçka. Të pranishëm në mbledhje ishin anëtarët e KMT –së sipas VKQ ,Prefekti i Qarkut Vlorë, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë , kryetarët e bashkive Himarë, Delvinë, Finiq, Konispol, Drejtori i Bordit të kullimit , Drejtori i Baseneve , Drejtoresha e QTTB-së , DAMT Qarkut Vlorë , ZAMT Delvinë, ZAMT Sarandë , Shërbimi pyjor Finiq, përfaqësues nga drejtoria e bujqësisë qarku Vlorë , Drejtori i ARM-së.
Sekretarja e komisionit të KMT-së, dhe drejtoresha e DAMT-së raportoi mbi situatën aktuale të tokës bujqësore dhe punës së kryer në bazë të evidentimit të raportimeve nga shtatë bashkitë e qarkut Vlorë.
Kryetari i Qarkut theksoi se kjo mbledhje është shumë e rëndësishme dhe mblidhet për rehabilitimin , evidentimin e tokës bujqësore dhe faktorët natyror dhe njerëzor që ndikojnë në funksionin e saj.
Së pari u diskutua mbi rëndësinë e 40 % e taksës së tokës bujqësore që si detyrim ligjor duhet të vihet në dispozicion për rehabilitimin e tokave bujqësore.
Së dyti u ra dakort për ngritjen e një komisioni me specialist të fushës për të evidentuar devijimet e shtretërve të lumenjve .
Pika tjetër e diskutimit ishte mbi mundësitë që ka Bordi i kullimit për pastrimin e kanaleve të para, të cilat janë në administrimin e tij si funksion kryesor.
Një pikë e fortë e diskutimit nga anëtarët e komisionit, kryesisht nga kryetarët bashkive të cilët kërkonin nga bordi i kullimit një bashkëpunim ndërinstitucional midis aktorëve lokal dhe vendorë.
Të gjitha rekomandimet do të paraqiten dhe diskutohen si projektvendime në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Vlorë.

23 korrik 2018

Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë  z. Ervis Moçka  mirëpriti në zyrën e tij përfaqësuesen e  Konsullatës  së  Përgjithshme  Italiane në Vlorë , Dott.ssa Luana Alita Micheli.
Znj. Micheli  i  dorëzoi z. Moçka  trofeun simbol të  edicionit të  tetë  të Regatës : Brindisi –Vlorë e akorduar për kryetarin e Këshillit të Qarkut Vlorë,  nga Presidenti i “ Lega Navale Italiana”.
Është  zhvilluar  edicioni  i tetë  " Brindisi-Vlorë, Regata  e Salentos ", Konkursi është  zhvilluar me datë 5 korrik deri me 8 korrik 2018 me  titullin " Pronti a collaborare nel settore turistico ","Gati për të bashkëpunuar në sektorin turistik “ .
Ky është edicioni i tetë i Regatës : Brindisi-Vlorë, por këtë vit risia është se  për herë të parë  siguron arritjen dhe ndalimin  e velierave në Vlorë .Për këtë u organizua një ceremoni shpërblimi me autoritetet shqiptare me rastin e   edicionit  të  tetë . Brindisi-Vlorë, Regata  e Salentos ",
Këtë vit, për më tepër, është dhe  përvjetori i njëzetë i zbarkimit  të shqiptarëve në Brindisi, në vitin 1991, dhe kjo garë është e dedikuar, pikërisht, për të kujtuar  zbritjen  masive në Brindisi dhe mikpritjen e tyre nga banorët .
Regata u konceptua me qëllim të ringjalljes së frymës së jashtëzakonshme të mikpritjes..
Ky aktivitet forcon raportet midis Italisë dhe Shqipërisë, Morën pjesë  të  gjithë të apasionuarit e velierave dhe të apasionuarit e detit, nga   dy qytetet , Brindisi dhe Vlora.
Consolato Generale d'Italia Valona

11 korrik 2018

Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, z. Ervis Moçka merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Qeverisjes Vendore organizuar nga AMV - Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore,mbajtur në sallën “Anitigonea I” , Hotel Rogner.
Nën drejtimin e Zv. Ministres së Brendëshme Znj. Romina Kuko diskutimer u fokusuan në pesë pikat kryesore:
1.Modeli i programimit të transparencës dhe Sistemi i matjes për qeverisjen vendore.
2.Katër akte nënligjore mbi mbrojtjen sociale , lidhur me mbrojtjen e fëmijëve dhe mekanizmat e referimit të rastit në nivel vendor.
3. Një projektligj mbi organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit me fokus zhvillimin rural.
4.Një projektligj për disa ndryshime dhe amendime të ligjit 139/2015 “ Për Vetëqeverisjen Vendore” me fokus përfshirjen e diasporës.
5.Prezantim mbi menaxhimin e funksioneve të decentralizuara lidhur me infrastrukturën e edukimit shkollor .
Modeli i programit të transparences dhe sistemi i matjes së vetëqeverisjes vendore janë hartuar në kuadër të projektit STAR 2, IDM-Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në konsultim me KPDIMDP – Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim mbështetjen e bashkive të Shqipërisë për tejkalimin e sfidave për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie efektive në nivel vendor .
Konsultimi i gjerë i këtyre instrumentave është një hap i rëndësishëm për finalizimin e modeleve.
Me përfundimin e këtij procesi, modeli do të aprovohet nga Komisioneri , duke u bërë i detyrueshëm për t’u zbatuar nga bashkitë.
Ky organizim mbështetet nga STAR2, financuar nga Bashkimi Evropian , Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP, si dhe qeveria shqiptare. Projekti zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri.

3 korrik 2018

Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Ervis Moçka,mori pjesë në takimin për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta që u organizua në Gjirokastër. Pjesëmarrës në këtë takim ishin dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër,Prefekti i Qarkut Vlorë, Prefekti i Qarkut Gjirokastër, përfaqësues të njësive vendore të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, përfaqësues të drejtorive rajonale të mjedisit dhe drejtoritë e shëndetit publik në prezencën e përfaqësuesit të Ministrisë së Energjitikës dhe Energjisë z.Isa Memia. Në takim u diskutua “Menaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta në Shqipëri”
Një studim sektori për nevojën në investime Masterplani i ( MIMN)
Takim për konsultim me aktorët vendorë
Zona e Mbetjeve Vlorë Jug-Gjirokastër
Fushat kyç për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve:Përveç përmirësimit dhe grumbullimit të depozitimit të mbetjeve Shqipëria si vend kandidat për të hyrë në BE ka detyrimin të përmbushë standartet e BE-s për MMN.
Këto standarte që kanë në fokus rikuperimin dhe trajtimin e mbetjeve janë transferuar në legjislacionin shqiptar.
Rikuperimi dhe riciklimi i 50% të rrymës së mbetjeve (Strategjia MM)
Trajtimi i mbetjeve organike para se të depozitohen (direktiva e BE-s për vend depozitimet)
Në takim u diskutua si shembull suksesi vend-depozitimi sanitar i menaxhuar nga Bajkaj Land,shoqëri ku Këshilli i Qarkut Vlorë është aksioner i vetëm.
U diskutuan problematikat ,sfidat si dhe çfarë duhet përmirësuar për menaxhimin sa më të mirë të mbetjeve , për të patur një mjedis sa më të pastër.
Gjithashtu u përmend si potencial rajonal për vend-grumbullimin e mbetjeve dhe për qarkun Gjirokastër falë infrastrukturës që pritet të shkurtojë distancat e transportit.
Aktivitetet rajonale të menaxhimit të mbetjeve janë:
1.Transferimi dhe trasnporti
2.Trajtimi i mbetjeve të pariciklueshme (përfshi trajtimin mekanik-biologjik dhe incenerimin)
3.Vend depozitimet sanitare.
Duke u bazuar tek struktura hapësinore, Lëvizshmëria, Numri i popullsisë dhe zhvillimi,sasitë e mbetjeve.
Fillimisht janë vizituar të gjitha qarqet ku janë evidentuar situate aktuale për menaxhimin e mbetjeve, sfidat kryesore si dhe planet dhe nismat që janë duke u zbatuar.Është ngritur një grup pune ndër-ministror me përfaqësues nga MIE dhe MTM për përgatitjen e Masterplanit MIMN I cili do të diskutohet me aktorët kryesorë para përgatitjes së versionit përfundimtar.

23 maj 2018

Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Ervis Moçka, priti në zyrën e tij një grup përfaqësues investitorësh.
Drejtoresha e Njësisë Ndërkombëtar të Bizneseve , pasi falenderoi kryetarin e Këshillit të Qarkut për mikpritjen , bëri të ditur interesin dhe vëmendjen e të huajve , si dhe qasjen e Shqipërisë si një terren të përshtatshëm për investime. Për këtë arsye kërkonin të njiheshin me situatën , tregun dhe bazën ligjore , si dhe procedurën që duhej të ndiqnin për të investuar.
Duke i uruar mirëseardhjen z. Moçka u parashtroi përfaqësuesve të investitorëve, situatën duke i njohur me problematikat dhe mundësitë e investimeve. Një prioritet theksoi z.Moçka ishte dhe ndërtimi i një aeroporti në Vlorë i cili do të ndihmojë në bashkëpunimin ndërmjet vendeve. Peisazhi i mrekullueshëm, përfundimi i projektit të lungomares, restaurimet e zonave të ndryshme urbane, prioriteti ndaj turizmit rural kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e jetesës, si prurjen e turistëve të huaj si dhe interesin e organizatave , programeve dhe investitorëve për Shqipërinë.

 

25 maj 2018

Rikualifikimi i Çezmës në fshatin Drashovicë (Vlorë)
Çezma e Drashovicës  ndodhet në sheshin përballë monumentit   të fshatit. Nga vitet 1800  banorët jetonin  pranë minierës së Strallit ,  në fshatin e vjetër rrënojat e të cilit gjenden edhe sot . Pas vitit 1912 banorët  u shpërngulën tek sheshi ku kishte shumë prurje të burimeve ujore, Uji ishte i pastër dhe shumë i ftohtë. Me shtimin e popullsisë  u ndërtua ura dhe çezma e fshatit. Këshilli i Qarkut Vlorë sipas kërkesës së komunitetit   ka miratuar dhe investuar në rikualifikimin e sheshit , për t’i dhënë  më shumë  gjallëri jëtës së banorëve të fshatit .Sheshi  është një vend qetësues , me pemë,  stola dhe ndriçim.

 Si ishte:

Si është:

 

11 prill 2018

Ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë, janë duke marrë pjesë në Eventin e Lançimit te Thirrjes se Dyte per Projekt-propozime, Programi Interreg Adriatiko-Jonian (ADRION).

 



11 prill 2018

Ditën e martë dt. 11 pranë ambjenteve të Këshillit të Qarkut Vlorë, në prani të Ministrit të Turizmit dhe Ambjentit dhe të Task Forcës u zhvillua një takim me qëllim regjistrimin e pronave shtet në zonat me përparësi zhvillimi turizmi.



22 mars 2018

Ditën e enjte, datë 22 mars 2018, në kuadër të aktivitetit “Ministri në qarkun Vlorë”, Këshilli i
Qarkut Vlorë organizoi takimin informues të projektit “REAGO PËR MBETJET (WASTE
RREACT): Menaxhimi i integruar i mbetjeve për nxitjen e riciklimit dhe kompostimit në 7
rajonet nderkufitare”. Në këtë takim ishin të pranishëm: Ministri i Mjedisit dhe Turizmit z.
Blendi Klosi së bashku zv.ministren e mjedisit znj Ornela Cuci, deputetët e qarkut të Vlorës znj
Vilma Bello, z. Edi Leka, z. Fate Velaj, Prefekti i Qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, kryetari i
bashkisë Vlorë z. Dritan Leli si dhe titullarë dhe përfaqësues nga institucione të tjerë lokalë e
rajonalë: Agjencia e Zhvillimit Rajonal 4, Bajkaj Land sh.p.k, Inspektoriati Rajonal i Mjedisit,
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Drejtoria Arsimore Rajonale Vlorë, Qendra Rinore Vlorë,
etj.
Ky takim u hap me përshëndetjen e kryetarit të Qarkut Vlorë, z. Ervis Mocka, i cili u shpreh se
qarku i Vlorës është i ndjeshëm ndaj menaxhimit të mbetjeve, jo vetëm se është një qark i
fokusuar në zhvillimin e turizmit, por edhe se ka në menaxhim një landfill të rëndësishëm si ai në
Bajkaj, cka ka kërkuar një përqendrim cilësor të punës së qarkut në menaxhimin dhe përballjen
me vështirësitë dhe sfidat, edhe në koordinim me njësitë e qeverisjes vendore.
Në fjalën përshëndetëse Ministri Blendi Klosi i vuri theksin cështjes se, nëse Shqipëria nuk
pastrohet dhe kujdeset për mjedisin e vet në mënyrë të shëndetshme nuk mund të shndërrohet në
një destinacion të vërtetë turistik europian. Dhe kjo nuk është më një dëshirë, por një detyrë e
qeverisë në koordinim me njësitë vendore, por edhe me përfshirjen e bizneseve në shërbim të
qytetareve.
Zv ministrja Ornela Cuci, duke sjellë në vëmendje Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të
Integruar të Mbetjeve dhe Master Planin Kombëtar që pritet të finalizohet së shpejti nga
institucioni i ministrisë tregoi se kjo do të shërbejë si një sisitem i mirë rregullator në nivel
mbarëkombëtar duke ndaluar kësisoj, këtë situatë kaotike dhe dëmsjellëse për mjedisin me të
cilën përballemi cdo ditë.
Në koherencë me politikën dhe veprimet e qeverisë dhe me direktivat e BE-së për cështje të
mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve Këshilli i Qarkut Vlorë është angazhuar në programet
europiane me projekte konkrete në partneritete të qëndrueshme kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Një prej projekteve të tillë të rëndësishëm për qarkun e Vlorës, por edhe më gjerë është projekti
strategjik REAGO PËR MBETJET, i cili u lancua në këtë takim dhe ka nisur zbatimin në 1 mars
2018. Këshilltarja për projektet komunitare, znj Valbona Avdullaj, gjatë prezantimit të projektit
nënvizoi elementët e cilësimit “strategjik” , si një projekt që do trajtojë një cështje të ndjeshme
për gjithë komunitetin, jo vetëm atë vlonjat, por në të gjithë territorin e pranueshëm të programit
ndërkufitar përmes partneritetit prej 7 qarqesh: Qarku Vlorë, Qarku Korcë, Qarku Berat, Qarku
Gjirokastër për palën shqiptare dhe Rajoni i Epirit, Rajoni i Maqedonisë Perëndimore dhe Rajoni
i Ishujve Jonianë për palën greke dhe me një qasje inovative në drejtim të menaxhimit të
integruar dhe kompostimit të mbetjeve përmes skemave të reja të mbledhjes së diferencuar dhe
trajtimit të mbetjeve.
Për Qarkun e Vlorës ky projekt do të fokusohet në Landfill-in Bajkaj Land dhe në tre bashkitë
jugore: Delvinë, Finiq dhe Konispol me veprimet pilot të nxitjes dhe monitorimit të mbledhjes së
diferencuar të mbetjeve përmes pajisjes me makina teknologjike dhe kosha riciklues për territoret
e të tre bashkive. Projekti i kushton një vëmendje të madhe fushatës ndërgjegjësuese të
popullsisë në të gjithë qarkun për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, fokusuar kryesisht te të

rinjtë e shkollave, që do të konkretizohen edhe me veprimet praktike pas pajisjes së shkollave me
koshat riciklues. Projekti ka një strukturë të përcaktuar të menaxhimit përmes katër paketave të
punës, ku në cdo paketë përcaktohet qartë veprimet që do ndërrmeren nga qarku si përfitues i
vecantë, por edhe në bashkëpunim me partnerët e tjerë të projektit, përvojat e të cilëve do të
shërbejnë pozitivisht në zbatimin korrekt dhe efektiv të këtij projekti.



20 mars 2018

Diten e marte u mblodh ne ambjentet e hotel Tirana International Keshilli Konsultativ i
Qeverisjes Qendrore me Veteqeverisjen Vendore e organizuar nga Agjencia per Mbeshtetjen e
Veteqeverisjes Vendore (AMVV). Ne fokusin e kesaj mbledhjeje te radhes ishin tre projekt
vendime:
1) Projekt Vendimi per menaxhimin e integruar te mbetjeve;
2) Projekt Vendimi per ambalazhet dhe mbetjet e tyre;
3) Projekt Vendimi per integrimin europian.
Dy projekt vendimet e para u prezantuan nga znj Ornela Cuci, zv ministre e mjedisit dhe anetar i
keshillit, ceshtje qe i hapen rruge diskutimeve mbi problematikat qe perballin njesite vendore me
kete ceshtje, ashtu si edhe risive qe keto 2 projekt vendime sjellin ne koherence me direktivat e
BE-se.
Kryetari i Keshillit te Qarkut Vlore, ne cilesine e anetarit dhe funksionit te deleguar per te
perfaqesuar Shoqaten e Qarqeve te Shqiperise adresoi ceshtje aktuale qe njesite e veteqeverisjes
vendore hasin ne kete drejtim, duke sjelle praktiken e qarkut Vlore me menaxhimin gati 3 vjecar
te Landfilled-it te Bajkaj ne bashkepunim me bashkite jugore te qarkut.
Projekt vendimi per integrimin europian u prezantua nga drejtori i Agjencise per mbeshtetjen e
veteqeverisjes vendore z. Betim Murati dhe diskutimet u orientuan mbi permiresimet qe ky
projekt vendim do te sjelle ne rolin dhe angazhimin e njesive te veteqeverisjes vendore ne
procesin e integrimit europian.
Ne kete kontekst, z. Ervis Mocka solli ne vemendje rolin e qarqeve ne angazhimin dhe
perfshirjen ne programet nderkufitare me projekte zhvillimi te territoreve te tyre, ndersa propozoi
qe e gjithe kjo pervoje konkrete e qarqeve mund te sherbeje cilesisht ne kete proces per ngritjen e
kapaciteteve te strukturave qe pritet te formohen ne njesite e veteqeverisjes vendore.
Ai theksoi gjithashtu qe qarqet kane luajtur nje rol te rendesishem, jo vetem ne pjesemarrjen ne
programet me fonde te BE-se, por edhe ne aktivizimin krahas rajoneve europiane ne Komitete
dhe Ansamble Europiane, ne disa prej te cilave edhe me te drejte vote, duke sherbyer keshtu ne
te qenit promotore te vendit ne procesin e integrimit ne nivel europian.



6 mars 2018

Gjatë javës së parë të muajit mars 2018 kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, z. Ervis Moçka firmosi Marrëveshjet e Partneritetit për dy projektet strategjike, WASTE RREACT/REAGO PËR MBETJET dhe SAVE WATER/KURSE UJIN. Në të dyja projektet Këshilli i Qarkut Vlorë është pjesë e partneritetit të qarqeve shqiptare dhe greke që përfshihen në Programin Ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020: Qarku Berat, Korçë, Gjirokastër për palën shqiptare dhe qarku i Epirit, Ishujve Joniane dhe Maqedonisë Perëndimore për palën greke. Firmosja e Marrëveshjes së Partneritetit dhe kontratës nga ana e partnerit lider përcakton edhe nisjen për zbatimin e këtyre projekteve.

Që prej fillimit këto projekte janë konceptuar për t’u ardhur në ndihmë dhe mbështetje njësive vendore për dy çështje të rëndësishme dhe të prekshme për qytetarin: Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe menaxhimi i ujit të pijshëm. Menaxhimi i mbetjeve urbane do të përqendrohet në pjesën jugore të qarkut duke u ardhur në ndihmë tre bashkive jugore Delvinë, Finiq dhe Konispol dhe menaxhimi i ujit të pijshëm, përmes një sistemi inteligjent të monitorimit të sasisë dhe cilësisë do të përqendrohet në njësinë administrative Novoselë të bashkisë Vlorë.

Të dyja projektet kanë të parashikuar mbështetje infrastrukturore, përdorim të teknologjisë inovative dhe një bashkëpunim të afërt me publikun e gjerë  përmes fushatave ndërgjegjësuese. Projektet do të zbatohen gjatë një afati të përaktuar kohor prej tre vjetësh.



26 Shkurt 2018

Ditën e hënë datë 26 shkurt 2018, Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë Ervis Moçka dhe Prefekti i Qarkut Flamur Mamaj, zhvilluan një takim me Drejtuesin e Zyrës së koordinimit- GIZ në Shqipëri z. Hans-Jürgen Cassens.
Takimit i zhvilluar pranë ambjenteve të institucionit të Prefekturës, u fokusua mbi një analizë të bashkëpunimit midis GIZ -Albania dhe dy institucioneve të Qarkut si dhe mbi programin e ri që GIZ po përgatit mbi "Zhvillimin e zonave rurale". Në takim ekpertët e misionit të ardhur nga Gjermania shpjeguan se programi i ri do të bazohet në dy shtylla kryesore: 1. Turizmin rural 2. Bujqësia.
Kryetari Moçka dhe Prefekti Mamaj u fokusuan në një përshkrim të potencialeve turistike të Qarkut si dhe në nismat që kanë ndërmarrë shtatë bashkitë e Qarkut dhe vështirësitë që kanë hasur në lidhje me implementimin e strategjive në sektorin e turizmit.



16 Shkurt 2018

Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë z. Ervis Moçka, ka zhvilluar sot një takim pune në Bashkinë e Filatit me ftesë të kryetarit të kësaj bashkie z. Spiro Papas. Takimi u fokusua mbi mundësinë e bashkëpunimit ,me qëllim përthithjen e fondeve nga projektet ndërkufitare të BE-së, për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të zonave të Bashkive Finiq dhe Konispol të Qarkut Vlorë dhe asaj të Filatit nga pala greke.



15 Shkurt 2018

Këshilli i Qarkut Vlorë ditën e enjte, më datë 15 shkurt, ka organizuar një takim me përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor për të trajtuar problematikat mbi Landfillin e Bajkaj Land! Të pranishëm në këtë takim ishin, Kryetari Këshillit të Qarkut Vlorë z.Ervis Moçka, Zv. Minstrja e Mjedisit znj. Ornela Çuçi, përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësues të nivelit politik dhe specialistë të bashkive të Qarkut Vlorë.



3 Dhjetor 2017

Intervista e kryetarit të Këshillit të Qarkut z. Ervis Moçka mbi situatën e përmbytjeve në Novoselë. Situata është e pakrahasueshme me vitin 2015. Shtabi i Emergjencave , super i organizuar për tu ardhur në ndihmë banorëve.

https://www.youtube.com/watch?v=pqt8pVpaqTg&feature=youtu.be



29 Nëntor 2017

Në datën 29 Nëntor deri në 2 Dhjetor 2017 u organizua në Vlorë Forumi i Dytë i Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i forumit ishte të sillte së bashku studiuesit dhe politikëbërësit nga Ballkani Perëndimor dhe krijimin e sinergjisë, vendosjen e urave të komunikimit për shkëmbimin e njohurive dhe diskutimin e çështjeve të kërkimit dhe politikës së zhvillimit ekonomik rajonal dhe vendor. Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Rajoneve dhe institucionet vendore, me mbështetje të Qeverisë Flamandre dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës bënë të mundur realizimin e këtij forumi 3 ditor.

Përveç si bashkë-organizator i forumit, Këshilli i Qarkut Vlorë mori pjesë në diskutimin që hapi forumi mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor duke sjellë një perspektivë rajonale përmes përvojës së institucionit në përfshirjen e programeve europiane INTERREG. Këshilltarja për Programet Europiane dhe Projekteve në Këshillin e Qarkut Vlorë, znj Valbona Avdullaj, duke iu referuar praktikës pozitive të deritanishme të Qarkut Vlorë, të bazuar mbi vlerësimin e aseteve dhe potencialeve që ka Qarku Vlorë dhe një rrjeti të koordinuar bashkëpunëtorësh brenda dhe jashtë vendit, në nivel rajonal dhe ndër-rajonal, vuri theksin në rëndësinë që kanë partneritetet e qëndrueshëm për përfshirjen në projektet rajonale të zhvillimit me fonde të BE-së. Në këtë këndvështrim gjykojmë se këto programe janë një mundësi shumë e mirë për vendet e Ballkanit perëndimor, jo vetëm në drejtim të zhvillimit dhe kapërcimit të sfidave të përbashkëta, disa prej të cilave të natyrës ndërkufitare, por edhe si një mekanizëm në adresimin e disa çështjeve delikate që kërkojnë bashkëpunim dhe mirëkuptim. Zhvillimi i bashkëpunimit rajonal ndërkufitar është në të mirë të interesave të vendeve të rajonit e mund të shihet si faktor kyç në stabilitetin politik, prosperitetin ekonomik dhe sigurisë.

Perspektiva e ofruar nga Këshilli i Qarkut Vlorë ngriti interesin e përfaqësueses së Kroacisë mbi shkëmbimin e praktikave të të dyja vendeve të fokusuara në programet INTERREG, në ngritjen e urave të komunikimit me Kosovën në drejtim të patneriteteve të përbashkëta, e kërkuar nga përfaqësuesja e Kosovës, ashtu si edhe njohjen e Planit Strategjik të Qarkut Vlorë Emetime 0 nga ana e drejtorit të Qendrës Kërkimore Environment Europe në Oksford, Angli.

Duke besuar që ky forum nuk do të mbetet vetëm në kuadër të tre ditëve të diskutimeve të çështjeve të rëndësishme që influencojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, Këshilli i Qarkut Vlorë e konsideron këtë aktivitet si vlerë të shtuar në realizimin e objektivave prioritare që ka marrë, në drejtim të qasjes europiane të zhvillimit të territorit.



16 Nëntor 2017

Sot më 16 Nëntor 2017, u zhvillua Forumi i Komitetit Drejtues për promovimin dhe marketimin rajonal të zonave urbane e rurale dhe nxitjen e zhvillimit të turizmit në Bashkitë e Qarkut Vlorë. Në këtë takim mori pjesë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Kryetari i Bashkisë Finiq, Drejtore e përgjithshme e AZHR, përfaqësues nga 7 Bashkitë e Qarkut Vlorë dhe Këshilli i Qarkut Vlorë, Drejtore e Drejtorisë Rajonale për Zonat e Mbrojtura, Drejtore e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe përfaqësues nga GIZ. Marka rajonale “South” është inisiativë e Këshillit të Qarkut Vlorë dhe është miratuar me vendim të tij. Ky “brand” i ri, i aprovuar nga Këshilli i Qarkut ka për qëllim që të shërbejë si hapi i parë i identifikimit dhe promovimit të territorit të qarkut të Vlorës me interesin e tërheqjes në mënyrë të konkurrueshme të tregut turistik brenda dhe jashtë vendit. Komiteti diskutoi lidhur me përdorimin e kësaj marke për zhvillimin e turizmit dhe produktet lokale vendase. Gjatë takimit u zhvilluan prezantime teknike lidhur me rëndësinë e brandimit rajonal, ku u ilustrua me shembuj brandimi duke u bazuar në rrugën e ndjekur për krijimin e një marke të përbashkët të dy rajoneve, një rajoni gjerman dhe një italian. U theksua se brandimi duhet të perceptohet fillimisht nga rezidentët, turisti duhet ta gjej atë që premton marka te vendasit, te prodhuesit e vegjël lokal, kjo në ndihmë të tyre pasi brandimi ndihmon në zgjerimin e tregut dhe krijimin e një identiteti të përbashkët.

Gjithashtu u prezantua draft-marrëveshja për politikën e promovimit të përbashkët të markës rajonale dhe draft-udhëzuesi për prodhuesit e markës rajonale “South”. Rëndësi të veçantë ka të japim zgjidhje dhe të gjejmë një treg më të gjerë për prodhuesit, pa harruar të japim rëndësinë e duhur çertifikimit të produkteve.



20 shtator 2017

Ftesë për projektpropozime:

Këshilli i Qarkut në kuadër të reformës së re territoriale u ka dhënë prioritet problematikave të bashkive të cilat kërkojnë zgjidhje. Këshilli i Qarkut Vlorë e shikon me rëndësi të madhe angazhimin në këto kërkesa, si dhe një mundësi gjithëpërfshirëse për të gjitha bashkitë e qarkut, në kuadër të funksionit të harmonizimit dhe koordinimit, krijimit të frymës së bashkëpunimit për bashkitë përbërëse të tij.
Në kuadër të kërkesës zyrtare të bashkisë Sarandë, drejtuar Këshillit të Qarkut, për sistemimin e mbetjeve të ngurta të kësaj bashkie, kërkohet nga secila bashki një propozim konkret se ku mund të sistemohen këto mbetje inerte si dhe në mbështetje të Ligjit 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Kjo është një mundësi e mirë jo vetëm në proçesin e zhvillimit të qarkut, por edhe në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional. Duke bashkërenduar prioritetet dhe duke u takuar paraprakisht me projekt propozimet Tuaja, kemi mundësinë të zgjidhim dhe të përmirësojmë konkretisht iniciativa të tilla.
Ku hidhen momentalisht mbetjet inerte?
Si mendoni se mund të zgjidhet sa më mirë kjo situatë, duke marrë në konsideratë dhe mbrojtjen e mjedisit?
Ç’masa merren për hedhjen e inerteve në vende të papërcaktuara?
A është emergjent sistemimi i këtyre mbetjeve inerte?
Cili është propozimi Juaj konkret ?
Kushdo mendon se ka një projekt ide për sistemimin e mbetjeve inerte në bashkinë e Sarandës, është i mirëpritur të na kontaktojë.
Duke Ju falenderuar,jemi në pritje të projektpropozimeve Tuaja!



 

Close