Objektet para 91-shit

  • Për sa i përket zbatimit të VKM – së 608, datë 05.09.2012 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.08.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie, si dhe për regjistrimin e tyre” i ndryshuar, specialistët përkatës shqyrtojnë dosjet e paraqitura nga bashkitë respektive dhe përgatisin materialin për miratim në mbledhjen e Këshillit të Qarkut.
  • Ky shërbim ofrohet nga grupi i punës, i ngritur me urdhër të brendshëm të titullarit të këtij institucioni për të gjitha institucionet e autorizuara (bashkitë).
  • Dokumentacioni që duhet të plotësohet në mbështetje të VKM-së 608 dhe që do të paraqitet pranë Këshillit të Qarkut Vlorë për miratim duhet të jetë:
  1. Kërkesa e subjektit të interesuar.
  2. Plan rilevimi
  3. Dokumenti zyrtar që vërteton ekzistencën e objektit përpara datës 10.08.1991. (Për plotësimin e këtij kriteri është e nevojshme të paraqiten të gjitha llojet e dokumentave të nxjerra nga institucionet shtetërore dhe të kërkuara në mënyrë zyrtare nga ana e institucionit të autorizuar ose vetë individit ku mund të përmenden : fragmente hartografike/leje ndërtimi të viteve para 1991 pranë Arkivave Urbanistike të vetë njësive të qeverisjes vendore, Arkivave Shtetëror Vendor, Arkivit Shtetëror Teknik; Arkivit Qëndror Shtetëror apo dhe fragmente të hartave ushtarake ku të evidentohet qartazi objekti në fjalë dhe sipërfaqja e ndërtimit para vitit 1991; dokumentacione ligjore trashëgimie me të dhëna të plota për objektin në fjalë; dokumentacione për marrje/shlyerje kredie banese para vitit 1991 etj. Vetëm në rast të mosgjendjes të asnjë prej këtyre dokumentave, por gjithmonë pasi është marrë përgjigjja zyrtare negative nga organet që administrojnë të dhëna apo informacion për pasurinë e paluajtëshme, institucioni i autorizuar nëpërmjet specialistit/grup specialistësh të fushës të hartojnë një relacion teknik të detajuar mbi llojin e strukturës së objektit, numrin dhe sipërfaqen e kateve/totale si dhe me përafërsi vitin e ndërtimit.)
  4. Çertifikatë e gjendjes familjare të subjektit të interesuar deri më 10.08.1991.

Kujdes! Dokumentacioni nga 1 deri në 4 është dokumentacioni që subjekti i interesuar për regjistrim duhet të paraqesi pranë bashkisë përkatëse.

  1. Praktika e ndjekur nga institucioni i autorizuar (Bashkia respektive) me ZVRPP-në, ALUIZNI-n dhe ATP-në. (Kërkesa drejtuar këtyre institucioneve dhe përgjigjja e marrë).
  2. Relacioni teknik nga specialistët e institucionit të autorizuar i cili duhet të shprehi qartazi të dhënat mbi objektin në fjalë, korrespondencën e kryer dhe faktin nëse merren në konsideratë kërkesa e subjektit të interesuar dhe a është ajo subjekt i zbatimit të kësaj VKM-je.
  3. Afishimi i kërkesës dhe plan rilevimit pranë institucionit të autorizuar dhe ZVRPP-së prej 45 ditësh si dhe marrja e konfirmimit prej këtyre institucioneve për mos patje pretendimi nga persona të tjerë për këtë pronë. (Kërkesa për afishim dhe përgjigjja duhet të datojnë pas relacionit teknik.)
  4. Vendimi i marrë nga bashkia respektive i cili daton pas marrjes së konfirmimit për mos paraqitje pretendimesh.
  • Pas dorëzimit të praktikës së plotë në Këshillin e Qarkut Vlorë dosja shqyrtohet nga grupi I punës dhe Brenda afatit 30 ditor të përcaktuar në këtë VKM :
  1. Në rastet kur ajo vlerësohet e rregullt përgatitet materiali i plotë për t’u miratuar në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Qarkut Vlorë. Për këtë njoftohet zyrtarisht institucioni i autorizuar për vazhdimin e procedures.
  2. Në rastet kur ajo nuk vlerësohet e rregullt hartohet relacioni përkatës i arsyetuar për çdo mangësi apo paqartësi dhe dosja sëbashku me këtë relacion rikthehet në bashkinë respektive për plotësim.

Aktualisht kemi këtë situatë të paraqitur nga korrespondenca e kryer me bashkitë e qarkut Vlorë.

Sqarojmë se : Totali i dosjeve të hyra në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë janë shuma e dosjeve të kaluara me vendim dhe atyre të kthyera për plotësim me dokumentacion sipas VKM – së 608.

Për bashkitë Selenicë, Konispol dhe Finiq nuk ka dosje të ardhura për shqyrtim .

Prill – Dhjetor 2016

Bashkia Vlorë Bashkia Sarandë Bashkia Himarë Bashkia Selenicë Bashkia Delvinë Bashkia Konispol Bashkia Finiq
Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera   Me vendim    kthyera   Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera
6 1 6 6 0 20 - - 7 6 - - - -

 

Janar – Tetor Viti 2017

Bashkia Vlorë Bashkia Sarandë Bashkia Himarë Bashkia Selenicë Bashkia Delvinë Bashkia Konispol Bashkia Finiq
Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera   Me vendim   kthyera
18 4 8 1 2 47 - - 21 9 - - - -

 

Close