Këshilli i Qarkut Vlorë

“Drejtor” i Drejtorisë së Financës, Zhvillimit Ekonomik dhe Social

December 19, 2024

Njoftim për verifikimin paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Drejtor” i Drejtorisë së Financës, Zhvillimit Ekonomik dhe Social”, në Këshillin e Qarkut Vlorë.

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 1837 Prot, datë 20.11.2024 për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese në shërbimin civil për pozicionin “Drejtor” i Drejtorisë së Financës, Zhvillimit Ekonomik dhe Social, në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e ngritjes në detyrë, Ju bën me dije se:

–          Për pozicionin e sipërcituar për procedurën e ngritjes në detyrë, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është znj. Anisa Hyseni.

Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 08.01.2025, ora 11:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 10.01.2025, ora 11:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Last modified: December 20, 2024

Comments are closed.