Këshilli i Qarkut Vlorë

Bashkia Selenicë

Qendra e Selenicës
Qendra e Selenicës
Kryetari i Bashkisë Nertil Bellaj
Popullsia (Censusi 2023) 9.580 banorë
Faqja zyrtare www.selenica.gov.al
Përfaqësuesit në Këshillin e Qarkut Vlorë Nertil Bellaj, Aleksandra Arshiaj, Hektor Gjoka, Nervida Lazaj

Burimi i popullsisë: INSTAT – Censusi 2023. Lista e plotë e këshilltarëve: Këshilltarët.


Bashkia Selenicë është e kufizuar me brigjet e lumit Vjosë në veri-lindje, vargu i Shashice-Çikës në perëndim dhe malësitë e Kurveleshit dhe Bashkia Himare në jug. Qyteti Selenicë ndodhet në bregun e majtë të lumit Vjosë, rreth 34 km nga qyteti i Vlorës dhe ngrihet në zonën kodrinore, duke përfshirë minierën e bitumit, burimi i vetëm i këtij minerali në Shqipëri. Qyteti Selenicë përmendet që nga antikiteti si një vend me emrin “Nympheum”, me zjarret e përjetshme, për shkak të burimit të mineraleve. Territori i bashkisë Selenicë përfshin qytetet e lashta të Olimpias dhe Amantias që datojnë në shekullin V p.K. Gjithashtu si objekte kulturore përmenden kisha e Shën Thanasit, afresket e të cilit janë realizuar nga piktori i madh David Selenicasi, kisha e Armenit, etj. Prania e qendrave të trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore në territorin e bashkisë ka krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit rural dhe kulturor. Menaxhimi ekonomik i bashkisë është fokusuar në bujqësinë dhe blegtorinë.

Për më shumë shihni www.selenica.gov.al