Këshilli i Qarkut Vlorë

FATKEQËSITË NATYRORE

Për sa i përket zbatimit të VKM – së 329, datë 16.05.2012 “Për kriteret e Dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” theksojmë se :

Këshilli i Qarkut merr në konsideratë vetëm rastet që i nënshtrohen Kreut III “Procedura në rastet kur nuk shpallet gjendja e emergjencës civile”, dëmtimet në strukturat e banimit, objektet e biznesit, strukturat me karakter bujqësor e blegtoral.

  • Ky shërbim ofrohet nga komisioni i ngritur me urdhër të brendshëm të titullarit të këtij institucioni për të gjitha bashkitë e qarkut Vlorë.
  • Dokumentacioni që duhet të plotësohet në mbështetje të kësaj VKM-je dhe që do të paraqitet pranë Këshillit të Qarkut Vlorë për ndjekje procedure do të jetë:
  1. Kërkesa e subjektit të dëmtuar.
  2. Çertifikatë familjare në momentin e ndodhjes së fatkeqësisë.
  3. Çertifikata e vdekjes së pjestarit të familjes, kur ka raste të tilla, shoqëruar me vërtetimin e komisionit mjeko – ligjor, sipas rastit.
  4. Akt-ekspertiza nga PMNZSH-ja, në raste zjarri dhe vërtetimi nga Policia e Shtetit ose prokuroria e Rrethit, në raste ekspolozivi.

Kujdes! Dokumentacioni nga 1 deri në 4 është dokumentacioni që subjekti i dëmtuar duhet të paraqesi pranë bashkisë përkatëse.

  1. Proces verbali i konstatimit të gjendjes lëshuar nga Drejtoria e Emergjencave të njësisë së qeverisjes vendore ku ndodhet ky objekt.
  2. Studimi gjeologjik i hartuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqipëtar ose subjekte të liçensuar, nëse është rrëshqitje toke.
  • Pas dorëzimit të dokumentacionit të sipërcituar nga Njësitë e Qeverisjes Vendore (Bashkitë përkatëse), komisioni i ngritur me urdhër të brendshëm për vlerësimin e dëmeve në Këshillin e Qarkut Vlorë shkon në vend për evidentimin e situatës, kryerjen e matjeve dhe hartimin e preventivave përkatës, procedurë e cila realizohet brenda 15 ditëve nga ardhja e dokumentacionit në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë.

Në rastet e mungesës së fondeve nga ky institucion dokumentacioni  përcillet pranë bashkisë përkatëse për vazhdimin e procedurës .

KUJDES:  Nuk duhet të kryhet asnjë ndryshim struktural në vendngjarje deri në momentin e ardhjes së komisionit të vlerësimit nga Këshilli i Qarkut.

Sqarojmë se : Përsa i përket rasteve të shqyrtuara nga Këshilli i Qarkut Vlorë për periudhën prill 2016 deri tani paraqitet kjo situatë.

Të gjitha rastet janë inspektuar në vend, janë bërë matjet faktike dhe janë hartuar preventivat përkatës. Rastet që janë kthyer pa preventivin përkatës pranë bashkive respektive janë për arsye të mungesës së dokumentacionit të përcjellë pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, tejkalimit të afateve të parashikuara në VKM – në 329 datë 16.05.2012 si dhe mungesës së gjurmëve të ndodhjes së fatkeqësisë në momentin e inspektimit nga komisioni i vlerësimit të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Prill – Dhjetor 2016

Bashkia Vlorë Bashkia Selenicë
Mepreventiv   kthyera   Mepreventiv   kthyera  
7 3 14 4

 

Janar – Nëntor 2017

Bashkia Vlorë Bashkia Himarë Bashkia Selenicë
Mepreventiv    kthyera       Mepreventiv    kthyera       Mepreventiv    kthyera      
16 1 3 3

 

Për bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq nuk ka raste të ardhura për ndjekje procedure.