Këshilli i Qarkut Vlorë

RRJETE

Këshilli i Qarkut Vlorë është anëtar në disa koalicione dhe rrjete lobuese me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Qëllimi i përfshirjes në këtë rrjete është rritja e vizibilitetit dhe promovimit të qarkut Vlorë dhe gjenerimi i inisiativave dhe investimeve për një zhvillim të integruar dhe të qëndrueshëm të territorit.

Inisiativa Europiane e Ngushticave Detare (ESI)

KQ Vlorë është anëtar i Inisiativës së Ngushticave Detare prej vitit 2010, vit i lançimit të këtij rrjeti nga partnerët liderë, rajoni i Pas de Calais në Francë dhe rajoni i Kentit në Angli. Në përberje të këtij rrjeti janë 19 rajone europiane që ndajnë ngushticat detare europiane: ngushticën e Kvarken, Bonifacios, Otrantos, Siçilisë, Korfuzit, Gjibraltarit, Doverit, Kentit, Mesinës, Fehrmarn Beltit, gjirit te Finlandës dhe kanalit të Korsikës.

Kjo inisiativë lobuese synon njohjen e karakteristikave të veçanta të ngushticave europiane në kuadër të politikave europiane dhe integrimin e tyre përmes veprimeve të zbatuara sipas programeve europiane.

Këshilli i Qarkut Vlorë ka qenë përfitues i dy projekteve të fituara në kuadër të këtij rrjeti, projekti NOSTRA 2011-2014 dhe PASSAGE 2016-2019.

Inistiativa i Ngushticave Detare operon në nivel politik dhe teknik; çdo tre vjet partnerët mblidhen në konferencat politike dhe teknike ku diskutojnë çështjet që lidhen ngushtë me ngushticat detare dhe hartojnë planet 3 vjeçare të veprimit brenda rrjetit.

Në tetor 2015 konferenca e rradhës u mblodh në Vlorë me organizimin dhe mikpritjen e KQ Vlorë të 11 rajoneve europiane dhe zhvillimin e të gjitha takimeve dhe komisioneve. Ky event u lançua në Javën Europiane të Rajoneve dhe Qyteteve si pjesë e eventeve lokale. Konferenca zhvilloi çështjet në nivel teknik në tre komisione : Transporti dhe LëvizjaMjedisi, biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike dhe Turizmi, trashëgimia kulturore dhe natyrore. Këshilli i Qarkut Vlorë është lider i komisionit për Turizmin dhe Ttrashëgiminë kulturore dhe natyrore.

Për më shumë shihni në: http://www.europeanstraits.eu/

Komiteti i Përbashkët i Monitorimit të Programit Ndërkufitar Greqi-Shqipëri

KQ Vlorë është anëtar i Komitetit të Përbashkët të Monitorimit të programit ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020 me të drejtën e votës për procedurat e vlerësimit cilësor të programit sipas Nenit 38, të Rregullores së Komisionit për Zbatimin Nr 447/2014 dhe nenit 49 dhe 110, të Rregullores (BE) No 1303/2013.

Për më shumë shihni në interreg.gr

EuroRajoni Adriatiko-Jonian

EuroRajoni Adriatiko-Jonian përfaqëson një model bashkëpunimi të nivelit trans-kombëtar dhe ndër-rajonal ndërmjet rajoneve të bregdetit Adriatik. EuroRajoni Adriatiko-Jonian është korniza institucionale për përcaktimin dhe zgjidhjen e përbashkët të çështjeve të rëndësishme në zonën e Adriatikut. Ai përbëhet nga 26 anëtarë që përfaqësojnë qeveritë rajonale dhe lokale nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria. Këshilli i Qarkut Vlorë është një prej anëtarëve nga Shqipëria që përfaqësohet në bazë të prioriteve të zhvillimit rajonal

Asambleja Europiane e Rajoneve (AER)

Asambleja Europiane e Rajoneve (AER) është një organizim që sjell së bashku disa herë në vit rajonet, me qëllim të forcimit dhe rritjes përmes shkëmbimit të praktikave më të mira. Prej vitit 2010 KQ Vlorë ka qenë anëtar i Asamblesë Europiane të Rajoneve.

Akademia Europiane e Rajoneve

Akademia Europiane e Rajoneve është një shoqatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse dhe jo-politike e themeluar në vitin 2014 në Bruksel, Belgjikë. Qëllimi i Akademisë Evropiane të Rajoneve është të promovojë idenë e rajonalizimit dhe të veprimit rajonal si një mjet për punësimin dhe përmirësimit të cilësisë së jetës. Organizata mbështet bashkëpunimin midis autoriteteve rajonale dhe lokale të shteteve anëtare, shteteve fqinje dhe vendeve të treta.

Këshilli i Qarkut Vlorë iu bashkua këtij organizmi në vitin 2017 me fokusin e qartë të mbështetjes prej AER për shqyrtimin e mundësive për zhvillimin rajonal të turizmit duke u përqendruar në pasuritë historike dhe natyrore të rajonit si dhe në ngritjen e kapaciteteve të nënpunësve civilë lokalë për hartim dhe zbatim të propozimeve të ndryshme në kuadër të programeve europiane.

Shoqata e Këshillave të Qarqeve

Këshilli i Qarkut Vlorë është anëtar i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë dhe merr pjesë aktive në takimet politike dhe teknike që janë organizuar nga shoqata.