Qarku Vlorë

  • Qarku Vlorë shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.

Sipërfaqja totale:                     2706 km 2
Popullsia:                                  188.795 banor
Kufiri tokësor:                          54 km
Gjatësia bregdetare:                244 km
Kufijtë kombëtarë :                 Qarku Fier në veri, Qarku Gjirokastër në jug.
Kufijtë ndërkombëtarë:          Greqia në juglindje, Italia përmes daljes në det në perëndim.

  • Popullsia ndër vite në Qarkun Vlorë.

Popullsia  viti  2013 (95.051 meshkuj, 92.535  femra,   187.586 total)
Popullsia  viti  2014 (95.778 meshkuj, 92.557  femra,   188.355 total)
Popullsia  viti  2015 (96.040 meshkuj, 92.359  femra,    188.399 total)
Popullsia  viti  2016 (95.776 meshkuj, 92.257  femra,    188.033 total)
Popullsia  viti  2017 (95.850 meshkuj, 92.945  femra,     188.795 total)

Këshilli i Qarkut Vlorë është një njësi territoriale administrative me përbërje të bashkive me interesa dhe ndërlidhje të ngjashme gjeografike, tradicionale, ekonomike dhe sociale.  Organizmi përfaqësues i qarkut është Këshilli i Qarkut i përbërë nga këshilltarë të këshillave bashkiakë  të 7 bashkive përbërëse të qarkut Vlorë: Vlorë, Himarë, Selenicë, Sarandë, Finiq, Delvinë, Konispol. Këshilli i Qarkut Vlorë luan një rol të rëndësishëm në koordinimin e njësive lokale për zhvillimin e territorit. Qendra e Këshillit të Qarkut Vlorë është qyteti i Vlorës. Këshilli i Qarkut Vlorë është një prej 12 qarqeve në Shqipëri.

Qarku është kryesisht malor dhe kodrinor dhe posedon lugina dhe kullota që i jep mundësi popullsisë të krijojë jetesën përmes prodhimit bujqësor dhe bregtoral. Zona bregdetare e qarkut të Vlorës është një prej zonave më të bukura e të pasura dhe me një reliev të thyer me diversitet të formave që ka ndikuar drejtpërdrejt në klimën dhe llojet e zhvillimit të turizmit. Qarku Vlorë radhitet si një prej zonave me potencialin më të lartë të turizmit në vend, që lidhet drejtpërdrejt me daljen në det, me shumicën e aseteve natyrore, klimën, ujin, burimet arkeologjike, kulturore, historike si dhe burimeve njerëzore.

Vizioni: Krijimi i një oferte të re turistike përmes një zhvillimi të qëndrueshëm rajonal.

  • Projektet kryesore.
  1. Zhvillim i turizmit të qëndrueshëm
  2. Zhvillimi rural dhe agrobiznesit
  3. Zhvillimi i akuakulturës
  4. Energjia, industria e lehtë dhe shërbimet

Close