Këshilli i Qarkut Vlorë

INVESTIMET

Investimet e Këshillit të Qarkut Vlorë


Investimet për njësitë vendore konsiderohen si ndërhyrje periferike në integrim dhe harmonizim me investimet kryesore që qeveria qendrore dhe bashkitë po realizojnë. Këto lloj investimesh inkurajohen si pjesë e kuotës së të ardhurave mbështetëse që njësitë vendore derdhin për institucionin e qarkut.

Kështu, në kuadër të këtyre investimeve gjatë viteve të fundit janë realizuar:


Investitori : Këshilli i Qarkut Vlorë

Përfituesi : Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë

  1. Emërtimi i objektit : “Kullave të Vrojtimit në Lagunën e Nartës
  2. Vlera e kontratës fillestare : 1 751 075 lekë pa TVSH
  3. Përfundimi i punimeve : qershor 2019

“Ndërtimi i Kullave të Vrojtimit në Lagunën e Nartës”.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës informuese nëpërmjet ndërtimit të disa kullave të vrojtimit të cilat kanë si qëllim zhvillimin e aktiviteteve të birdwatching.

Si parashikohen të ndërtohen


Investitori : Këshilli i Qarkut Vlorë

Përfituesi : Nj. A. Novoselë – Bashkia Vlorë

  1. Emërtimi i objektit : “Ndërhyrje rehabilituese në fushën e sportit Nj. A. Novoselë
  2. Vlera e kontratës fillestare : 3 228 926 lekë pa TVSH
  3. Përfundimi i punimeve : 2019

“Ndërhyrje rehabilituese në fushën e sportit Nj. A. Novoselë – Bashkia Vlorë” projekt cili aktualisht po zbatohet

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë së hapësirave publike duke nxitur përdorimin e tyre me qëllim socializimin dhe integrimin social dhe marrëdhëniet ndërmjet brezave dhe konkretisht të krijohen kushte të përshtatshme për realizimin e aktiviteteve sportive në kushte normale në fushën sportive të Nj. A. Novoselë.

Gjendja ekzistuese

Si parashikohet të bëhet


Investitori : Këshilli i Qarkut Vlorë

Përfituesi : Bashkia Himarë

  1. Emërtimi i objektit : “Ndërhyrje rikualifikuese e Çezmës në fshatin Drashovicë, Vlorë
  2. Vlera e kontratës fillestare : 1,415,577 lekë pa TVSH
  3. Përfundimi i punimeve : Prill 2018

Ky projekt hyn në kuadrin e programit “Menaxhimi i Burimeve Natyrore” të Qarkut Vlorë.
Qëllimi i këtij projekti është rikualifikimi i çesmës pranë urës në hyrje të fshatit Drashovicë dhe jo vetëm. Ndërhyrjet që janë kryer aty konsistojnë në kthimin e ambjentit rreth saj në ambjent çlodhës për udhëtarët, por edhe për vetë banorët e zonës. Gjatë zbatimit të këtij projekti janë ruajtur vlerat e ambjentit përreth duke shtuar edhe sipërfaqet e gjelbërta duke mbjellë pemë me kurorë të gjerë për krijimin e ambjenteve të freskëta dhe relaksuese për këdo.
Gjendja ekzistuese

Si ëshë realizuar


Investitori : Këshilli i Qarkut Vlorë

Përfituesi : Bashkia Himarë

  1. Emërtimi i objektit : “Pikë Panoramike dhe Sportive në Llogara
  2. Vlera e kontratës fillestare : 15 819 855,912 lekë me TVSH
  3. Vlera e kontratës shtesë  : 3 143 731 lekë me TVSH
  4. Përfundimi i punimeve : Shtator 2016

 

Si ëshë realizuar


Investitori : Këshilli i Qarkut Vlorë

Përfituesi : Bashkia Himarë

  1. Emërtimi i objektit : “Krijimi i një shtegu Trekking në Kanionin e Gjipesë”
  2. Vlera e kontratës : 8 608 251 lekë me TVSH
  3. Përfundimi i punimeve : Qershor 2016

 


Investitori : Këshilli i Qarkut Vlorë

Përfituesi : Komunat Novoselë dhe Shushicë

  1. Emërtimi i objektit : “Përmirësimi i kushteve të banesave për komunitetin Rom – Egjiptian në Komunat Novoselë dhe Shushicë të Qarkut Vlorë
  2. Vlera e kontratës fillestare :    5 919 680 lekë me TVSH
  3. Përfundimi i punimeve : Gusht 2015

Investitori : Këshilli i Qarkut Vlorë

Përfituesi : Bashkia Himarë

  1. Emërtimi i objektit : “Blerje dylbie 1 copë në kuadër të projektit Pikë turistike vrojtimi në Porto Palermo
  2. Vlera e kontratës fillestare : 573 600 lekë me TVSH
  3. Përfundimi i punimeve : Maj 2015

Investitori : Këshilli i Qarkut Vlorë

  • Rruga e Llakatundit në Njësinë Administrative Shushicë,  Bashkia Vlorë
  • Projekti i rrugës në Finiq
  • Projekti “Veprat e Artit, Urat, Rrugët dhe Ujësjellesat në zonën e Lumit të Vlorës” u realizua me qëllimin e identifikimit, pastrimit dhe promovimit të këtyre veprave, si pjesë e trashëgimisë për zonën e Lumit të Vlorës. Ky projekt, i cili shërbeu si fazë e parë e një projekti të integruar për evidentimin dhe promovimin e gjithë objekteve kulturore në gjithë qarkun e Vlorës, projekt pilot për zonën e Lumit të Vlorës, u konkludua me një ekspozitë fotografish nga këto vepra në ambjentin e Muzeut historik për të gjithë qytetarët vlonjatë si dhe komunitetin turistik.