Shpallje për lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese
“Drejtor në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, në Këshillin e Qarkut Vlorë
Në zbatim të nenit 26, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Vendimit të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë Nr. 01, datë 04.11.2022 (Nr. 1858 Prot, datë 04.11.2022) “Për pranimin në konkurrim për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë të kandidatëve nga jashtë shërbimit civil”, Këshilli i Qarkut Vlorë rishpall procedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:
Drejtor në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në Këshillin e Qarkut Vlorë: Klasa III B (Bazuar në V.K. M Nr. 187, datë 08.03.2017, lidhja Nr.1)
Lloji i diplomës: Agronom, Gjeodet , Gjeograf, Ekonomist.
Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
Last modified: June 25, 2024