| Rreth autoritetit | Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota |
E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar |
| Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
| Shërbimet që ofrohen nga AP | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
| Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP |
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
https://qarkuvlore.gov.al/drejtoria-d-a-m-t/
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
| Nr. | Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1. | 11.04.2025 | Kërkesë për informim | 20.05.2025 | Vendosje ne Dispozion te Dokumentave | E përfunduar, e plotë. | Nuk ka | |
| 2. | 11.06.2025 | Kërkesë për informim | 12.06.2025 | Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 10/06/2025 , protokolluar me tonën Nr. 1179 prot,datë 11/06/2025, drejtuar D.A.M.T-së pranë Institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë, Ju informojmë si më poshtë: Kërkesa juaj nuk klasifikohet si kërkesë për informacion në kuptimin e ligjit nr. 111/2017 “Për aksesin në dokumentacionin zyrtar”, por përbën një shërbim administrativ, i cili trajtohet sipas procedurave dhe tarifave zyrtare të Drejorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë. Konkretisht, dokumentet dhe informacioni i kërkuar nga ana juaj lidhen me verifikime arkivore, evidentim të praktikave të ndarjes së tokës, regjistrime të formularëve 6 dhe AMTP, si dhe hartografi zyrtare të zonës kadastrale, të cilat janë pjesë e një shërbimi me pagesë dhe jo të drejtës së aksesit të thjeshtë informues. Për rrjedhojë, për të marrë shërbimin e kërkuar, ju lutemi të paraqiteni pranë zyrave tona për të: • Identifikuar saktësisht shërbimin përkatës; • Marrë mandatin përkatës të arkëtimit; • Kryer pagesën përkatëse sipas tarifës zyrtare në fuqi. Për të vijuar me procedurën: • Ju mund të shkarkoni mandatin e pagesës në faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Vlorë, konkretisht tek Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT); • Pas kryerjes së pagesës, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona në pamundësi për paraqitje pranë zyrës ju ftojmë të dërgoni në formë zyrtare në e-mail kopje të mandatit të paguar,i shkarkuar më parë nga adresa jonë zyrtare. • Fotokpje ID e z.Andrea Duni, Fotokopje ID e Avokatit. • Me kopjen e mandatit të arkëtimit dhe dokumentacionin shoqërues duhet të dërgohet zyrtarisht ne adresën e Këshillit të Qarkut Vlorë, për të përfunduar aplikimin dhe për të marrë shërbimin e kërkuar. Kontakt: info@qarkuvlore.gov.al Pas këtyre hapave, do të procedohet me përgatitjen dhe vënien në dispozicion të praktikës së kërkuar. |
E përfunduar, e plotë. | Nuk ka | |
| 3. | 10.09.2025 | Kërkesë për informim | 18.09.2025 | Në përgjigje të kërkesës suaj të datës 10/09/2025 prot,1841 ju informojmë si më poshtë: Pas verifikimeve të kryera në regjistrat hyrës të institucionit tonë, ju njoftojmë se shkresa me nr. 6400 prot., datë 10.06.2025, e lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë nuk është administruar në institucionin tonë deri në momentin e dërgimit të kësaj kërkese. |
E përfunduar, e plotë. | Nuk ka | |
| 4. | 15.09.2025 | Kërkesë për informim | 30.09.2025 | Në përgjigje të Kërkesës Tuaj me nr. prot. K3/T4-4, datë 30.06.2025, si dhe në vijim të shkresave të tjera të ardhura dhe protokolluara në institucionin tonë me nr. 1347, datë 03.07.2025 dhe nr. 1872, datë 15.09.2025, që kanë për objekt sqarimin dhe dokumentimin lidhur me hapat e ndërmarra për ekzekutimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ju bëjmë me dije sa më poshtë: Pas shqyrtimit të përmbajtjes së pikave të parashtruara në shkresën tuaj, si dhe në referencë të kuadrit ligjor në fuqi, ju informojmë se: 1. Drejtoria e Administrimit të Tokës në nivel Qarku (DAMT), si strukturë pranë Këshillit të Qarkut, nuk ka në kompetencë ekzekutimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dhe as mbajtjen e evidencave për gjendjen e konflikteve pronësore apo numrin e banorëve të prekur nga këto vendime. 2. Çështjet që lidhen me zbatimin e vendimeve të kthimit të pronave, konfliktet pronësore, si dhe njohjen e pronësisë mbi tokën për subjektet përfituese, janë kompetencë e institucioneve të tjera qendrore dhe vendore, konkretisht: – Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) – Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore (Bashkitë) – Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (në fazat përkatëse të funksionimit të tyre) – Gjykatat administrative, në rast të hapjes së çështjeve gjyqësore. 3. Për sa i përket kërkesave tuaja mbi: – hapat e ndërmarra nga organet e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e vendimeve të pronave, – numrin e banorëve të prekur në një fshat të caktuar, – pengesat ligjore në njohjen e pronësisë mbi tokë, – apo hapjen e çështjeve gjyqësore ndaj institucioneve publike, Ju bëjmë me dije se këto të dhëna nuk janë në dispozicionin e Drejtorisë sonë, pasi ato nuk bëjnë pjesë në fushën e përgjegjësive dhe kompetencave ligjore të Këshillit të Qarkut apo të DAMT-së. |
E përfunduar, e plotë. | Nuk ka | |
| 5. | 07.10.2025 | Kërkesë për informim | 15.10.2025 | Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 06/10/2025 , protokolluar me tonën Nr. 2093 prot,datë 07/10/2025, drejtuar D.A.M.T-së pranë Institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë, Ju informojmë si më poshtë: Pika 2 sipas Kërkesës Tuaj “Nëse ka pasur ndryshime lidhur me pronën e sipërcituar në Formularin Nr. 6, të tilla si legalizime, kalim në pronësi shtetërore apo veprime të tjera juridike”, ju bëjmë me dije se për të verifikuar dhe konfirmuar gjendjen aktuale juridike të pronës, duhet t’i drejtoheni vetëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si institucioni kompetent për këtë qëllim. |
E përfunduar, e plotë. | Nuk ka | |
| 6. | Nga 07/10/2025 deri më sot 03/12/2025 | Nuk ka Kërkesë për Informacion në vazhdim | Shënim: “Nuk ka kërkesa për informacion pas dates 07/10/2025 e në vazhdim aktualisht për ditën që jemi 03/12/2025”. | ||||
| 7. | Nga 03.12.2025 deri më sot 07.01.2026 | Nuk ka Kërkesë për Informacion në vazhdim | Shënim: “Nuk ka kërkesa për informacion pas dates 03/12/2025 e në vazhdim aktualisht për ditën që jemi 07/01/2026”. | ||||
| 8. | 03.02.2025 | Kërkesë për qëndrimin e mbajtur nga KQV për marrjen e masave për përmirësimin e standarteve të strehëzës së Qëndrës Psiko-Sociale “Vatra” | 05.02.2026 | Shënim: Në vijim të shkresës Tuaj me nr. prot. K1/I58-2, datë 29.01.2026, protokolluar pranë Këshillit të Qarkut Vlorë me nr. 291, datë 03.02.2026, lidhur me inspektimin e kryer në Strehëzën e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, ju informojmë sa vijon: Këshilli i Qarkut Vlorë, në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, në përputhje me Ligjin nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, si dhe në cilësinë e administratorit të Fondit Social të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, siguron për Qendrën Psiko-Sociale “Vatra”: • Mbulimin e shpenzimeve për siguracionet shoqërore/shëndetësore. • Sigurimin e ushqimit për 16 (gjashtëmbëdhjetë) të rritur dhe 4 (katër) të mitur, bazuar në kërkesën e paraqitur nga subjekti përfitues; • Financimin e pagave për 12 (dymbëdhjetë) punonjës, nëpërmjet Fondit Social të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Këto kompetenca ushtrohen në zbatim të neneve 12 dhe 13 të Ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, si dhe nenit 30 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 563, datë 12.08.2005 “Për përcaktimin e përgjegjësive të qarkut për shpërndarjen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”. |
E Përfunduar | ||
| 9. | 10.04.2026 | Kërkesë për informim mbi mënyrën e aplikimit për formular 6 | 19.05.2026 | Vendosje ne Dispozion te Dokumentave .
Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 10/04/2026 , protokolluar me tonën Nr. 932 prot,datë 10/04/2026, drejtuar D.A.M.T-së pranë Institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë, Ju informojmë si më poshtë: Në lidhje me kërkesën tuaj, ju informojmë se, duke qenë në pamundësi për t’u paraqitur pranë institucionit tonë për arsye shëndetësore, mund ta ndiqni procedurën si më poshtë: Duke ju vendosur në dispozicion edhe formularin 6 (F6). |
E përfunduar, e plotë. | Nuk ka | |
| 10. | 15.05.2026 | Kërkesë për informim | 25.05.2026 | Kthim Përgjigje email-it datë 25.05.2026 | E përfunduar, e plotë. | Nuk ka | |
| 11. | 18.05.2026 | Kërkesë | 29.05.2026 | Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 15.05.2026 , protokolluar me tonën Nr. 1283 prot,datë 18/05/2026, drejtuar Institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë,Kthimi I Pergjigjes datë 29.05.2026, Prot 1283/1. | E përfunduar, e plotë. | Nuk ka | |
| 12. | 27.07.2026 | Kërkesë për Informacion | 28.07.2026 | Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 27.07.2026 , protokolluar me tonën Nr. 1957 prot,datë 27.07.2026, drejtuar Institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë,Kthimi I Pergjigjes datë 28.07.2026, përmes e-mail-it zyrtar dhe qytetarit. | E përfunduar | Nuk ka | |
| 13. | 29.07.2026 | Kërkesë për Informacion | 29.07.2026 | Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 29.07.2026 , në adresën zyrtare të KQV protokolluar me tonën Nr. 1977 prot,datë 29.07.2026, drejtuar Institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë, Kthimi i Pergjigjes datë 29.07.2026. | E përfunduar | Nuk ka | |
| 14. | 11.08.2026 | Kërkesë për Informacion | Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 11.08.2026 , në adresën zyrtare të KQV protokolluar me tonën Nr. 2109 prot,datë 17.08.2026, drejtuar Institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë, Kthimi i Pergjigjes datë 18.08.2026. | E përfunduar | Nuk Ka | ||
| 15. | 26.10.2026 | Kërkesë për Informacion mbi aplikimin,ne email zyrtar te punes | Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 26.10.2026 , në adresën zyrtare te emailit të KQV Kthimi i Pergjigjes datë 27.10.2026. | E përfunduar | Nuk Ka | ||
| 15. | 27.10.2026 | Kërkesë për Informacion mbi aplikimin,në e-mail zyrtar te punës | Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 27.10.2026 , në adresën zyrtare te e-mailit të KQV Kthimi i Përgjigjes datë 27.10.2026. | E përfunduar | Nuk Ka | ||
| “Nuk ka kërkesa për informacion pas datës 27.10.2026” | |||||||