Ky projekt ka konsistuar ne sistemimin e rruges “Perparimi”, nje aks ne Njesine
Administrative Novosele, Bashkia Vlore. Ky aks eshte nje aks dytesor I cili shtrihet
paralel me aksin Nacional Vlore – Fier dhe ka nje gjeresi prej 4 – 5 m. Aksi ishte ne
gjendje shume te demtuar dhe I pa asfaltuar, ndaj punimet kane konsistuar
kryesisht ne asfaltimin e tij dhe ndertimin e kunetave te betonit, konkretisht me
permasa 2 X 50 cm te cilat shtrihen ne dy anet e rruges. Perpara asfaltimit te ketij
aksi ai u trajtua me te gjitha shtresat e tjera si : shtrese çakell makineri 20 cm;
shtrese stabilizanti 10 cm; shtrese binderi 6 cm dhe ne fund shtrese asfalto betoni
4 cm. Ky projekt ka si qellim rehabilitimin e rrugeve dytesore ne sherbim te
qendres se banuar te fshatit Novosele, krijimin e kushteve sa me optimale per
banoret e zones duke marre parasysh faktin se ky aks, por edhe ai qe do te
rehabilitohet ne vazhdim, rruga “Priftaj” jane akse qe shtrihen prane shkolles dhe
fushes se sportit Novosele. Vlera e ketij investimi ka kapur shifren 13 692 636
(trembedhjete milion e gjashteqind e nentedhjete e dy mije e gjashteqind e
tridhjete e gjashte )lek pa TVSH
Last modified: March 29, 2020