Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për pranim në shërbimin civil për pozicionin “Specialist për Asistencë Juridike në Implementimin e Projekteve dhe Prokurimeve”, në Këshillin e Qarkut Vlorë.
Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 1210 Prot, datë 13.07.2022 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist për Asistencë Juridike në Implementimin e Projekteve dhe Prokurimeve”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit në shërbimin civil, Ju bën me dije se:
- Për pozicionin “Specialist për Asistencë Juridike në Implementimin e Projekteve dhe Prokurimeve”, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është znj. Rudina Hitaj.
Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 07.09.2022, ora 11:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 08.09.2022, ora 11:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.
Last modified: June 25, 2024