Bashkia Konispol
Bashkia Konispol ndodhet në cepin më jugor të qarkut, rreth 30 km nga Bashkia e Sarandës. Ajo kufizohet në jug me kufirin shtetëror të Greqisë, në lindje me bashkinë Finiq dhe në perëndim me detin Jon. Një nga atraksionet turistike të kësaj bashkie është pika turistike e Buar-it, e vendosur në një kodër të mbuluar me pisha dhe shkurre. Prej këtej, shihet me sy të lirë horizonti i detit Jon, ishulli i Korfuzit, kodrat Stillo deri në Butrint. Lumi Pavlla kalon në gjithë fushën e Konispolit dhe derdhet në Detin Jon. Bashkia Konispol përbën një thesar të objekteve arkeologjike, kulturore dhe historike. Në këtë territor është trashëguar një banesë shpellore, një nga më të rëndësishmit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropën Juglindore. Në këtë territor është zhvilluar sektori i blegtorisë, i favorizuar edhe nga tradita mijëvjeçare e banorëve. Sektori i bujqësisë është zhvilluar gjithashtu, sidomos në aspektin agro-kulturor.
Për më shumë shihni https://www.bashkiakonispol.gov.al/