Bashkia Delvinë
Bashkia Delvinë shtrihet në pjesën jugore të qarkut. Është 12 km larg qytetit të Sarandës. Qyteti i Delvinës është konsideruar qendër mesjetare e zhvilluar në shekullin XV-XIX , ku dallohej për tregtinë dhe punimet artizanale. Posedon një sërë monumentesh si: Kalaja e Delvinës, Kisha e Gjin Alexit, Rusan, Manastiri i Kamenos, Manastiri i Kostarit, Manastiri i Kakodhiqit, kompleksi islamik i Delvinës etj. Ndër zonat e mbrojtura në territorin e komunës gjenden burimet e Syrit të Kaltër, e shpallur si “Monument i Natyrës”. Territori i bashkisë ka një pamje të hapur të sfondit drejt detit Jon, fushës së Vurgut, liqenit Buthrotum, fushave të Bushecit dhe Lefkës dhe burimeve të Oknosit të Syrit të Kaltër. Aktivitetet natyrore turistike që kanë potencialin për zhvillim janë turizmi malor, veror dhe dimëror.
Për më shumë shihni https://www.bashkiadelvine.gov.al/