Këshilli i Qarkut Vlorë

Drejtor i Drejtorisë së Financës, Zhvillimit Ekonomik dhe Social, në Këshillin e Qarkut Vlorë

January 21, 2025

Njoftim për shpalljen e fituesit për pozicionin “Drejtor” i Drejtorisë së Financës, Zhvillimit Ekonomik dhe Social, në Këshillin e Qarkut Vlorë. 

Në bazë të Ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 1837 Prot, datë 20.11.2024 për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese në shërbimin civil për pozicionin “Drejtor” i Drejtorisë së Financës, Zhvillimit Ekonomik dhe Social, institucioni i Këshillit të Qarkut Vlorë, Ju bën me dije se:

–          Në përfundim të procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendit të lirë në pozicionin “Drejtor” i Drejtorisë së Financës, Zhvillimit Ekonomik dhe Social, Këshilli i Qarkut Vlorë, me procedurën e ngritjen në detyrë, sipas parashikimeve të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë shpall fitues për këtë pozicion:

znj. Anisa Hyseni me pikë në total 79 (shtatëdhjetë e nëntë) pikë nga 100 pikë maksimalja.

Last modified: February 5, 2025

Comments are closed.