Eurorajoni Adriatiko-Jonian zhvilloi në datat 4-5 Nëntor në Campobasso-Itali seminarin me temë: “Mbi rolin e qeverisjes me shumë nivele dhe shumë faktorë në politikat e BE dhe politikat e zhvillimit lokal të zonës adriatike joniane”. Këshilli I Qarkut Vlorë u përfaqësua në këtë event me praninë e kryetarit z. Ervis Moçka, I cili foli mbi Programet Europiane Interreg, një model nxitës i qeverisjes shumë-nivelëshe për qarkun Vlorë. Pjesëmarrësit shfaqën interes gjatë prezantimit, por edhe gjatë eventit mbi fusha të ndryshme të zhvillimit në qarkun e Vlorës.
Last modified: April 5, 2020