Njoftim për shpalljen e fituesit për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Këshilli i Qarkut Vlorë.
Në bazë të Ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Ligjit Nr.8752, datë 26.03.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës” i ndryshuar, VKM – së Nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr.1759 Prot, datë 12.10.2023 për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, institucioni i Këshillit të Qarkut Vlorë, Ju bën me dije se:
– Në përfundim të procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendit të lirë në pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Këshilli i Qarkut Vlorë, me procedurën e ngritjen në detyrë, sipas parashikimeve të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Komiteti i Pranimit të Ngritjes në Detyrë shpall fitues për këtë pozicion:
z. Benard Koço me pikë në total 83 (tetëdhjetë e tre) pikë nga 100 pikë maksimalja.
Last modified: June 25, 2024