Në ekspeditën e grupeve popullore të bashkisë Selenicë konkurruan dhjetë grupe polifonike të fshatrave: Lubonjë, Gjorm, Lapardha, Rromës, Vazhdanisht, Gorisht, Sevaster, Amantia, Armen dhe Velçë. Komisioni në rang qarku ndoqi të gjitha performancat sipas kritereve artistike duke kushtuar rëndësi elementëve burimore, etnografike, muzikore dhe çdo detaji të nevojshëm për këtë fazë të parë përzgjedhëse për pjesëmarrjen e qarkut Vlorë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.
Aktiviteti i rradhës është në Vlorë me grupet përfaqësuese folklorike të kësaj bashkie në datë 15 mars 2023.
Last modified: March 13, 2023