Këshilli i Qarkut Vlorë

Kryetari

 

Dr. Ervis Moçka

Kryetari

Dr. Ervis Moçka ka lindur më 9 Mars 1981. Banon në Vlorë dhe është i martuar dhe me 2 fëmijë.
Është diplomuar për “Shkenca politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin “La Sapienza”, Romë, Itali dhe në nivelin e avancuara të studimeve të masterit shkencor për “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në të njëjtin universitet. Më pas ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi si dhe ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet post-master për “Jurist Evropian” pranë Universitetit Roma Tre, në Romë-Itali. Ka mbrojtur gradën Doktor shkencash në fushën e të Drejtës Europiane pranë departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës. Në 2015 është diplomuar në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, pjesë e projektit të Këshillit të Europës. Prej vitit 2011 është i angazhuar si lektor pranë departamentit të Drejtësisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Në vitet 2012- 2017 ka mbajtur pozicionin e Zv.dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë Është autor dhe bashkautor i shumë publikimeve me karakter shkencor dhe pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë pjesë e grupeve të ekspertëve në disa raporte kërkimore si mbi krimin e organizuar dhe mbi investimet e huaja në Shqipëri. Gjithashtu ka bashkëpunuar me komisionin e posaçëm për reformën në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 2015 është zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak Vlorë. Përveç rolit të këshilltarit është kryetar i komisionit për problemet juridike, të rendit dhe të mbrojtjes. Fushat e tij të kompetencave përfshijnë integrimin evropian, çështjet e imigracionit dhe azilit, të drejtat e njeriut si dhe qeverisja lokale dhe decentralizimi. Zotëron shumë mirë gjuhën italiane dhe mirë gjuhën angleze.

 

       Tel:  (00) 355 33 421 612