Këshilli i Qarkut Vlorë

Lëvizje paralele për pozicionin “Inspektor” në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Tokës

December 11, 2025

– Njoftim për verifikimin paraprak për procedurën e lëvizjen paralele për pozicionin “Inspektor” në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë.

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 2 554 Prot, datë 25.11.2025 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Inspektor” në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Tokës, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e lëvizjes paralele, Ju bën me dije se:

– Për pozicionin e sipërcituar për procedurën e lëvizjes paralele nuk ka aplikuar asnjë kandidat.

– Pozicioni është i hapur për aplikim për pranim në shërbimin civil.

Last modified: December 12, 2025

Comments are closed.