Këshilli i Qarkut Vlorë

Dr. Ervis Moçka

June 28, 2016

Dr. Ervis Moçka ka lindur më 9 Mars 1981. Banon në Vlorë dhe është i martuar.
Është diplomuar për “Shkenca politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin “La Sapienza”, Romë, Itali dhe në nivelin e avancuara të studimeve të masterit shkencor për “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në të njëjtin universitet.
Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet post-master për “Jurist Evropian” pranë Universitetit Roma Tre, në Romë-Itali. Ka mbrojtur gradën Doktor shkencash në fushën e të Drejtës Europiane pranë departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës. Në 2016 është diplomuar në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, pjesë e projektit të
Këshillit të Europës. Prej vitit 2011 është i angazhuar si lektor pranë departamentit të Drejtësisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Në vitet 2012- 2017 ka mbajtur pozicionin e Zv.dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë Është autor dhe bashkautor i shumë publikimeve me karakter shkencor dhe pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë pjesë e grupeve të ekspertëve në disa raporte kërkimore si mbi krimin e organizuar dhe mbi investimet e huaja në Shqipëri. Gjithashtu ka bashkëpunuar me komisionin e posaçëm për reformën në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 2015 është zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak Vlorë. Përveç rolit të këshilltarit është kryetar i komisionit për problemet juridike, të rendit dhe të mbrojtjes. Fushat e tij të kompetencave përfshijnë integrimin evropian, çështjet e imigracionit dhe azilit, të drejtat e njeriut si dhe qeverisja lokale dhe decentralizimi. Zotëron shumë mirë gjuhën italiane dhe mirë gjuhën angleze.

Last modified: March 21, 2020

Comments are closed.