Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 292/ Prot, datë 18.02.2020 për lëvizjen paralele, dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist për Asistencë Juridike në Implementimin e Projekteve dhe Prokurimeve” në Sektorin e Financës, Buxhetit dhe Shërbimeve, institucioni i Këshillit të Qarkut Vlorë Ju bën me dije se:
- Për pozicionin e sipërcituar për pranimin në shërbimin civil, sipas shpalljes, deri më datë 06.03.2020 kanë aplikuar 3 (tre) kandidate për pranimin në shërbimin civil, të cilat janë si më poshtë:znj. Adora Dautajznj. Daniela Tushe
znj. Jonida Selamaj
Duke marrë shkas nga situata e shkaktuar nga COVID -19, urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe shpalljes së qytetit të Vlorës, zonë e gjelbër dhe pa fasha orare si dhe në respektim të rregullave dhe masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19, kandidatet njoftohen se vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 08.06.2020, ora 11:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 10.06.2020, ora 11:00 në masa të rrepta mbrojtëse.
Last modified: June 25, 2024