Këshilli i Qarkut Vlorë

Njoftim për shpalljen e fituesit për pozicionin “Specialist për Asistencë Juridike në Implementimin e Projekteve dhe Prokurimeve” në  Këshillin e  Qarkut Vlorë. 

September 13, 2022

Njoftim për shpalljen e fituesit për pozicionin “Specialist për Asistencë Juridike në Implementimin e Projekteve dhe Prokurimeve” në  Këshillin e  Qarkut Vlorë. 

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 1210 Prot, datë 13.07.2022 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për “Specialist për  Asistencë Juridike në Implementimin e Projekteve dhe Prokurimeve”,  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë, Ju bën me dije se:

 

  • Në përfundim të procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendit të lirë për pozicionin “Specialist për Asistencë Juridike në Implementimin e Projekteve dhe Prokurimeve” në Këshillin e Qarkut Vlorë, në procedurën e pranimit në shërbimit civil sipas parashikimeve të nenit 22 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Komiteti i Përhershëm i Pranimit shpall fitues për këtë pozicion:znj. Rudina Hitaj   me pikë në total 71 pikë nga 100 pikë maksimalja.

Last modified: June 25, 2024

Comments are closed.