Këshilli i Qarkut Vlorë

Njoftim për verifikimin paraprak: Specialist i Protokoll – Arkivës dhe Burimeve Njerëzore

March 4, 2025

Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist i Protokoll – Arkivës dhe Burimeve Njerëzore”  në  Këshillin e  Qarkut Vlorë.
 
Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 191 Prot, datë 29.01.2025 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist i Protokoll – Arkivës dhe Burimeve Njerëzore”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit në shërbimin civil, Ju bën me dije se:

–          Për pozicionin “Specialist i Protokoll – Arkivës dhe Burimeve Njerëzore”  në Këshillin e Qarkut Vlorë, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

znj. Anila Hitaj

znj. Erinda Bubeqi

Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 17.03.2025, ora 10:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 18.03.2025, ora 10:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Last modified: March 5, 2025

Comments are closed.