Këshilli i Qarkut Vlorë

Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për pranimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionin “Specialist”

February 10, 2022

Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për pranimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, në Këshillin e Qarkut Vlorë.

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 88 Prot, datë 14.01.2022 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, Ju bën me dije se:

  • Për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës” në Këshillin e Qarkut Vlorë, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

    Anri Ikonomi

    Klaudio Grillo

    Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 24.02.2022, ora 11:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 25.02.2022, ora 11:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Njësia e  Menaxhimit të Burimeve Njerëzore 

Last modified: October 7, 2022

Comments are closed.