Këshilli i Qarkut Vlorë

Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve

June 17, 2020

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” si dhe shpalljes Nr. 643 Prot, datë 15.05.2020 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist Finance për Zbatimin e Buxhetit dhe Projekteve”, Njësia e Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të verifikimit paraprak  për procedurën e pranimit në shërbimin civil , Ju bën me dije se:

  • Për pozicionin  “Specialist Finance për Zbatimin e Buxhetit dhe Projekteve”, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është znj. Anisa Hyseni.Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 29.06.2020, ora 10:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 01.07.2020, ora 10:00 nën masa të rrepta mbrojtëse.

     

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

Njësia e Burimeve Njerëzore

Këshilli i Qarkut Vlorë

Last modified: June 17, 2020

Comments are closed.