Këshilli i Qarkut Vlorë

OBJEKTET PARA 91-SHIT

Këshilli i Qarkut Vlorë ka kryer shqyrtimin e dosjeve dhe miratimin e vendimeve për kalimin në pronësi te pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri me 10.08.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie dhe për regjistrimin e tyre, të ardhura nga Bashkitë e Qarkut.

Me hyrjen në fuqi të VKM Nr.442, datë 18.07.2018 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë e të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991 dhe të truallit funksional të tyre” përcaktohet se është institucioni i ALUIZNIT i cili do të trajtojë procedurat administrative të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991 dhe të truallit funksional të tyre.