Këshilli i Qarkut Vlorë

PRAKTIKA “DËSHMOR I ATDHEUT”

Praktika për shqyrtimin e kërkesave për “Dëshmor i Atdheut”

  1. Këshilli i Qarkut Vlorë në zbatim të Ligjit Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Ligjit Nr. 8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 151, datë 25.04.2002 Për Statusin “Dëshmor i Atdheut” i ndryshuar, si dhe Udhëzimit Nr. 1803, datë 10.06.2002 Për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 151, datë 25.04.2002 për Statusin “Dëshmor i Atdheut”, shqyrton kërkesat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”.
  2. Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm i cili është cituar më poshtë, kërkesa për shpalljen e të rënit “Dëshmor i Atdheut” dorëzohet në zyrën e Protokollit të Këshillit të Qarkut ose në rrugë postare. Propozimi shqyrtohet nga Komisioni i Statusit  të “Dëshmorit të Atdheut” në Këshillin e Qarkut Vlorë.

Kush mund të bëj kërkesë për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”

Kërkesën në emër të familjes për shpalljen e të rënit “Dëshmor i Atdheut” e paraqet pranë Këshillit të Qarkut njëri nga pjestarët e familjes sipas kësaj radhe: bashkëshorti/ja, fëmijët, prindërit, vëllezërit/motrat e në vazhdim.

Kërkesa detyrimisht duhet të shoqërohet me:

  1. Çertifikata personale e personit të autorizuar nga familja si përfaqësues i saj.
  2. Prokurë e posaçme ose deklarim noterial.

Gjithashtu theksojmë se kërkesën për shpalljen e të rënit “Dëshmor i Atdheut”, mund ta bëjnë edhe organet shetërore ose përfaqësues së shoqërisë civile.

Çfarë duhet të përmbajë kërkesa

a.Kërkesa për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” përmban identitetin, e plotë dhe të saktë të të rënit, një jetëshkrim të tij dhe përshkrimin e saktë të luftimit apo të rrethanave të ngjarjes ku ka mbetur i vrarë, njësia partizane (ushtarake) që ka qenë efektiv, vendi koha dhe rrethanat e rënies sipas dokumentave zyrtare, shetërore.
b.Çertifikata e gjendjes civile të të rënit.
c.Çertifikata e trungut familjar.
d.Çertifikata personale e personit të autorizuar nga familja si përfaqësues i saj.
e.Prokurë e posaçme ose deklarim noterial.
f.Çdo dokument zyrtar me burim arkivor, i cili vërteton rënien Dëshmor i Atdheut.Të tilla do të vlerësohen dokumentet e lëshuara nga Arkivi Qëndror i Shtetit, i Ushtrisë, i Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoritë Rajonale të Arkivave Vendorë dhe Muzetë.

Dokumentat e paraqitura duhet të plotësojnë këto kushte teknike: Të jenë të vulosura me vulën e institucionit që e ka lëshuar, të jenë të firmosura nga titullari i institucionit, të kenë të shënuar numrin e protokollit dhe datën e lëshimit dhe të mos kenë asnjë korigjim.

3.Shqyrtimi i kërkesave

Kërkesat së bashku me dokumentacionin përkatës për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”, i paraqiten për shqyrtim Komisionit të  Statusit “Dëshmorit të Atdheut” pranë Këshillit të Qarkut që ka juridiksion në territorin ku ka vendbanimin familja e të rënit.

Ky Komision përbëhet sipas përcaktimit në pikën 2 të Kreut II të Udhëzimit Nr. 1803, datë 10.06.2002 Për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 151, datë 25.04.2002 për Statusin “Dëshmor i Atdheut”. Mbledhja e tij zhvillohet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve me kusht që Kryetari (Kryetari i Këshillit të Qarkut) në çdo mbledhje të jetë prezent. Në mbledhje mbahet procesverbal ku shënohen të gjitha diskutimet dhe vendimi përfundimtar në bazë të votimit.

Kur kërkesa së bashku me dokumentacionin shoqërues nuk plotëson kërkesat teknike, komisioni mangësitë ja bën të njohura kërkuesit dhe rekomandon plotësimin e tyre.

Kur kërkesa gjendet e plotë dhe përmbushen kriteret e përcaktuara në nenin 2 të Ligjit Nr. 8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut” i ndryshuar, vendimi i Komisionit përcillet për në mbledhjen e Këshillit të Qarkut.

Praktika e plotë (Propozimi) dërgohet në Komisionin Qëndror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”, i cili është autoriteti kompetent për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”.

Statistikë (viti 2016 -2017)

  • Komisioni i Statusit “Dëshmorit i Atdheut” pranë Këshillit të Qarkut në mbledhjen e datës 09.12.2016 ka aprovuar kërkesën për shpalljen “Dëshmor të Atdheut” të të rënit:

Edmond Enver HILA

  • Komisioni i Statusit “Dëshmorit i Atdheut” pranë Këshillit të Qarkut në mbledhjen e datës 10.07.2017 ka aprovuar kërkesën për shpalljen “Dëshmor të Atdheut” të të rënëve :

Thoma Stavro ÇAKULI
Fatmir Hito MËHILLI
Petrit Nebi JAHAJ