Këshilli i Qarkut Vlorë

INTERREG V

INTERREG V, i cili siguron fondet përmes bashkëpunimit ndër-rajonal në të gjithë Europën, zbatohet nën objektivin e bashkëpunimit territorial të Bashkimit Europian dhe financohet nga Fondi Rajonal i Zhvillimit Europian. Financimi për Shqipërinë bëhet përmes IPA II. Periudha e zbatimit të programit është 2014-2020.

 BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR

1-   PROGRAMI NDËRKUFITAR GREQI – SHQIPËRI 2014-2020

Thirrja e Parë – Projektet Strategjike

Në shkurt 2016 u lançua thirrja e parë për projekte strategjike të programit. Këshilli i Qarkut Vlorë mori pjesë në propozimin e përbashkët me qarqet shqiptare dhe rajonet greke, zona të pranueshme të programit, me dy projekte strategjike. Këto projekte u vlerësuan pozitivisht për t’u zbatuar në zonën ndërkufitare të propozuar. Projektet kanë kaluar në fazën e rishikimit të buxhetit dhe veprimeve të tjera të parashikuara të fazes final para kontraktimit dhe janë në prag të fillimit të zbatimit të tyre.

WASTE RREACT: Menaxhimi i mbetjeve përmes rritjes së riciklimit dhe kompostimit të mbetjeve në 7 rajonet ndërkufitare greke dhe shqiptare

Partneret:

  • Rajoni i Epirit
  • Rajoni i Ishujve Joniane
  • Qendra e Menaxhimit të Mbetjeve për Maqedoninë Perendimore
  • Qendra për kërkim dhe teknologji, Greqi
  • Qarku Gjirokastër
  • Qarku Korçë
  • Qarku Vlorë
  • Qarku Berat

Ky projekt ka për qëllim të mbështesë ndërtimin e infrastrukturës së menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe promovimin e mbrojtjes së mjedisit si dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në të shtatë rajonet ndërkufitare. Pritet që më shumë se 10.000 ton i mbeturinave të ngurta të trajtohen në mënyrë të qëndrueshm, përmes kompostimit dhe riciklimit.

Projekti për qarkun e Vlorës është parashikuar të zbatohet në bashkëpunim me tre bashkitë: Finiq, Delvinë dhe Konispol në bashkëpunim edhe me ndërrmarjen menaxhuese të landfilledit sanitar “Bajkaj Land”.

SAVE WATER – KURSE UJIN!: Përmirësimi i menaxhimit të ujit dhe infrastrukturës së furnizimit me ujë përmes teknologjisë SMART, politikave dhe instrumenteve.

Partnerët

  • Rajoni i Ishujve Jonianë
  • Rajoni i Epirit
  • Qarku Vlorë
  • Qarku Korçë
  • Qendra e mjedisit – rajoni i Maqedonisë Perëndimorë
  • Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Janinës
  • Universiteti Jonian- Komiteti i Kërkimit
  • Universiteti i shkencave të aplikuara në Maqedoninë Perëndimore

Objektivi Kryesor: Rritja e kapacitetit të infrastrukturës ndërkufitare në menaxhimin e ujit përmes planifikimit dhe rehabilitimit të infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm duke përmirësuar monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm. Rezultati i pritshëm është përmirësimi i kapacitetit të monitorimit prej autoriteteve rajonale dhe vendore nëpërmjet aplikimit të mjeteve teknologjike me kosto të ulët – vendosjen e sensorëve në infrastrukturat ekzistuese të furnizimit me ujë të pijshëm, me qëllim reduktimin e humbjes së ujit, matjen dhe monitorimin e presioneve të ndryshme të shkaktuara nga njerezit apo dhe ndryshimet klimatike.

Ky projekt për qarkun e Vlorës do të zbatohet në Njësinë administrative Novoselë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë.

Thirrja II – Projektet dytësore

Thirrja e dytë për projektet ndërkufitare Greqi-Shqipëri 2014-2020 u lançua në maj 2016. Këshilli i Qarkut Vlorë u përfshi aktivisht në këtë thirrje, jo vetëm si përfitues i drejtpërdrejtë në propozimet e ndryshme, por edhe si koordinues i partnerëve lokalë të qarkut të Vlorës me partnerët e palës greke. Në total KQ Vlorë aplikoi me 13 projekt-propozime (sipas tabelës së mëposhtme) me nje diversitet partneritetesh nga te dyja krahet e kufirit me nje buxhet total prej afersisht 1.278.500 EUR.

Nr Titujt e projekteve Partneriteti
1 Rritja e aftësive për menaxhimin e katastrofave natyrore nëpërmjet teknologjive SMART  Universiteti Jonian,Qarku Vlorë

Qarku i Ishujve Jonianë,

Qarku Korçë

Prefektura e Qarkut Vlorë

2 Zhvillimi i një sistemi inovativ për trajtimin e mbetjeve spitalore  Universiteti i Janinës,Rajoni i Decentralizuar i Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore,

Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë

Qarku Vloreë

Spitalin Rajonal Vlorë

3 Sistem mbikëqyrjeje, kontrolli dhe parandalimi të popullimit të mushkonjave në tre zona ndërkufitare turistike: Vlorë-Korfuz-Thesprotia Ministria e ShendetitUniversiteti Jonian

Qarku Vlorë

Ministria e Bujqësisë

 

4 Menaxhimi eficent i mbetjeve të hoteleve kateringut në zonat turistike  Universiteti JonianBashkia e Korfuzit

Qarku Vlorë

Bashkia Sarandë

Universiteti Kombëtar Teknik i Athinës

5 Kultura e Ullirit: Kontributi në rritjen e sektorit të ullirit, duke promovuar praktikat e e mira të kultivimit  Bashkia e Nikolaos Skoufas (Greqi),Instituti i Edukimit Teknologjik të Epirit

Unversiteti Jonian,

Qarku Vlorë

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë

Bashkia Berat

6 MonWAirPort: Krijimi i sistemi parandalues ujë-ajër për monitorimin dhe menaxhimin e ujt dhe ajrit nga ndotja e aktiviteteve portuale në Igumenice dhe Vlorë.  Universiteti i Janinës,Rajoni i Decentralizuar i Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore,

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Qarku Vlorë

Porti i Vlorës

Qendra Adriatiku

7 TCD: Zhvillimi turistik dhe kulturor përmes krijimit të ofertave të reja si mekanizëm për zgjatjen e sezonit turistik  Bashkia Gjirokastër,Dhoma e Tregtisë Janinë,

Zyra turistike Florinë,

Qarku Vlorë

Dhomëa  e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë

8 Qendër Kulturore dhe Digjitale: CD-Hub  Dhoma e Tregtisë së Lekfadës,Dhoma e Tregtisë së Thesprotisë,

Instituti i Edukimit Teknologjik të Epirit

Universiteti “Ismail Qemali”

Këshilli i Qarkut Vlorë

9 Përvoja turistike në zonën ndërkufitare– Experience Pro  Bashkia e Argos Orestikos,Këshilli i Qarkut Korçë,

Rajoni i Maqedonisë Perëndimore,

Rajoni i Ishujve Jonianë,

Këshilli i Qarkut Vlorë

10 Bashkëpunimi Greko-Shqiptar për manaxhimin e qëndrueshëm të burimeve detare kulturore dhe natyrore për zhvillimin e turizmit: GRECO -ALBANIANSEAS Universiti i Patras,Rajoni i Ishujve Jonianë,

Universiteti “Ismail Qemali” Vlore,

Këshilli i Qarkut Vlorë

11 Përmirësimi i ekonomisë lokale duke përdorur produkte të reja e të qëndrueshme turistike dhe shërbime me natyrë edukuese bazuar në zonën e spikatur të UNESCO-s Greqi-Shqipëri aty ku natyra, historia dhe muzika formojnë  një muze të vërtetë: N.I.C.E. Universiteti Jonian-Departamenti i Historisë,Bashkia Korfuz,

Universiteti Ismail Qemali, Vlorë

Këshilli i Qarkut Vlorë

Ministria e Edukimit, Kërkimit dhe Fesë – Qendra e Edukimit Mjedisor të Korfuzit,

12 Turne në nivel ndërkufitar për personat me aftësi të kufizuar: D-Tour Universiteti i Janinës (Departamenti i Arkeologjisë),Universiteti Jonian (Departamenti i shkencave kompjuterike),

Organizata Elepap në Janinë

Këshilli i Qarkut Vlorë

13 Përmirësimi i biodiversitetit të faunës detare në detin Adriatiko-Jonian” EMAR FABIO Rajoni i Ishujve Joniane,SEEP – Organizata për edukimin social dhe mbrojtjen mjedisore

Këshilli i Qarkut Vloreë

 

Këshilli i Qarkut Vlorë përfitoi në këtë thirrje të dytë të programit pesë projekte, të cilat janë futur në fazën e rishikimit të buxhetit prej strukturës vlerësuese, Sekretariatit Teknik.

1-   PhaRem: Zhvillimi i një sistemi inovativ per trajtimin e mbetjeve spitalore

Partneret:

  • Universiteti i Janinës (Partneri Lider)
  • Rajoni i Decentralizuar i Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore,
  • Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
  • Qarku Vlorë
  • Spitali Rajonal Vlorë

Qellimi: Zhvillimi dhe aplikimi i një sistemi të bazuar në procesin e oksidimit të avancuar për trajtimin e ujërave të ndotura spitalore me qëllim që të largohen komponimet farmaceutike me qëndrueshmëri të lartë në mjedisin ujor.

2-   E-HORECA WANET: Menaxhimi eficent i mbetjeve të hoteleve kateringut në zonat turistike

Partnerët:

  • Universiteti Jonian (Partneri lider)
  • Bashkia e Korfuzit
  • Qarku Vlorë
  • Bashkia Sarandë
  • Universiteti Kombëtar Teknik i Athinës

Qellimi: Menaxhimi i prurjeve intensive të mbeturinave të ngurta në zonat turistike sidomos gjatë periudhës së muajve të verës. Rezultatet e këtij projekti do të mbështeten në krijimin e një sistemi informativ për menaxhimin dinamik dhe në kohë të mbetjeve.

3-   KULTURA E ULLIRIT: Kontributi në rritjen e sektorit të ullirit, duke promovuar praktikat e e mira të kultivimit

Partnerët:

  • Bashkia e Nikolaos Skoufas (Greqi),
  • Instituti i Edukimit Teknologjik të Epirit, Universiteti Jonian,
  • Qarku Vlorë
  • Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë
  • Bashkia Berat

Qellimi: Krijimi i një rrjeti ndërkufitar për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave  pozitive që do të çojë në zhvillimin e një menaxhimi praktik të kultivimit të ullirit dhe mjeteve tregtare të produkteve përkatëse.

Për më shumë ndiqni në http://interreg.gr

2-   PROGRAMI NDËRKUFITAR ITALI-SHQIPËRI-MAL I ZI 2014-2020

Ky program u lançua në mars 2017. Këshilli i Qarkut Vlorë aplikoi në partneritetet e krijuara për këtë qëllim, ashtu sikurse ndërmjetësoi për ofrimin e mundësive të mira të përfshirjes së aktorëve lokalë dhe rajonalë në partneritetet ndërkufitare. Në këtë thirrje të parë qarku Vlorë mori pjesë si përfitues me pesë projekte, katër prej të cilave kanë kaluar fazën e parë të vlerësimit. Faza e dytë e vlerësimit është në proces dhe priten rezultatet e shpalljes së projekteve fituese për financim në Nëntor-Dhjetor 2017.

Për më shumë ndiqni në http://www.europuglia.it

 

BASHKËPUNIM TRANS-NACIONAL

PROGRAMI ADRION

Programi ADRION është një program transnacional evropian që investon në sistemet rajonale të inovacionit, trashëgiminë kulturore dhe natyrore, elasticitetin mjedisor, transportin e qëndrueshëm dhe lëvizshmërinë, si dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore. Duke bërë bashkë tetë shtete partnere, ADRION synon të veprojë si një nxitës i politikave dhe novator i qeverisjes për të mirën e më shumë se 70 milionë njerëzve në rajonin e Adriatikut dhe Jonit.

Në thirrjen e parë të programit ADRION u propozuan tre projekte me partnerë grekë, italianë, kroatë, sllovenë dhe malazezë. Këto projekte kishin fokusin në promovimin e burimeve natyrore dhe kulturore në zonën e Adriatik-Jonianit, zhvillimin e agro-turizmit dhe promovimin e turizmit kulturor dhe religjioz.

Për më shumë ndiqni në http://www.adrioninterreg.eu

PROGRAMI ERASMUS +

Erasmus – Skema e veprimit rajonal europian për lëvizjen e studentëve universitarë.

Në bashkëpunim me partnerë italianë, inicues të propozimit u aplikua në thirrjen e Erasmus+ me një projekt për një aleancë njohurish për të përmirësuar aftësitë e punonjësve dhe menaxherëve në sektorin e transportit detar.

Për më shumë ndiqni në http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/calls-for-proposals

PROGRAMI BALCAN MED

Programi Balkan-Mediterranean 2014-2020 është një program i ri bashkëpunimi që derivon nga programi  “South East 2007 – 2013” dhe kërkesa e vendeve pjesëmarrëse të zonës të Ballkanit Mesdhetar për të promovuar bashkëpunimin në këtë zonë. Ky program sjell së bashku 5 vende, 3 prej të cilave anëtarë të Unionit: Bullgaria, Qipro dhe Greqia dhe 2 vende kandidate, Shqipëria dhe Maqedonia.

Në bashkëpunim me partnerë grekë, me të cilët është forcuar marrëdhënia e partneritetit edhe përmes hartimit dhe zbatimit të projekteve të mëparshme të këtij lloji, në thirrjen e parë të programit Balcan Med u propozuan 2 projekte: 1) ANPRESS: Adresimi i presioneve të përbashkëta të biodiversitetit përmes mjeteve të përmirësuara të menaxhimit trans-kombëtar dhe qëndrueshmërisë së zonave të Natyra 2000 dhe zonave të mbrojtura të zonës së Ballkanit Mesdhetar; 2) Agro-Insect Diversity: Vlerësimi i ndikimit të kultivimit të ullirit në biodiversitetin dhe modifikimi i biotope-ve lokale në ullishtat në Greqi, Shqipëri dhe Qipro.

Për më shumë ndiqni në http://www.interreg.gr

 

BASHKËPUNIMI NDËR-RAJONAL

INTERREG EUROPE

1-   PASSAGE: Ulja e CO2 në transportin detar dhe tokësor në rajonet kufitare detare.

Pjesëmarrësit e projektit janë rajonet e ngushticave detare nga Franca, Gjermania, Finlanda, Anglia, Italia, Greqia, dhe Shqipëria e përfaqësuar nga Këshilli i Qarkut Vlorë me mbështetje dhe asistencë nga Agjencia Rajonale e Zhvillimit Ekonomik Auleda dhe aktorë të tjerë që operojnë në këtë fushë veprimtarie specifike. Përmes këtij projekti partnerët do të shkëmbejnë përvojat, iniciativat dhe projektet që janë të suksesshme në reduktimin e emisioneve të CO2 në rajonet kufitare detare dhe në bazë të përvojës së fituar do aplikohen iniciativa që reduktojnë emetimet e CO2 dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për një ekonomi të qëndrueshme. Projekti ka nisur zbatimin në maj 2016 dhe do të ketë kohëzgjatje tre vjeçare.

Për më shumë ndiqni në: https://www.interregeurope.eu/passage