Këshilli i Qarkut Vlorë

Takimi i dytë i projektit Pharem

June 20, 2019

Më datë 20 qershor 2019 Këshilli I Qarkut Vlorë organizoi takimin e dytë të projektit “Pharem: Zhvillimi dhe aplikimi i një sistemi të bazuar në procese të avancuar oksidimi për trajtimin e ujërave të ndotura spitalore me qëllim largimin e përbërësve farmaceutike me qëndrueshmëri të lartë në mjedisin ujor”, i cili po zbatohet në kuadër të programit ndërkufitar Interreg IPa greqi-Shqipëri2014-2020. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të palës greke që janë edhe partnerë liderë të projektit: Universiteti i Janinës – Komiteti i Kërkimit, departamenti i Kimisë; Administrata e decantralizuar e Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore dhe nga pala shqiptare: Këshilli i Qarkut Vlorë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe Spitali Rajonal i Vlorës. Takimi u zhvillua në dy raunde. Në pjesën e parë partnerët u mirëpritën nga drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës znj Mersini
për t’u njohur konkretisht me detajet specifike të terrenit, ku do fokusohet veprimi pilot i projektit. U diskutuan çështjet aktuale dhe problematikat mbi monitorimin e përbërësve farmaceutikë në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në spital dhe për zhvillimin e planit pilot të bazuar në reaktorët fotokatalizues për degradimin e plotë të përbërësve farmaceutikë të përzgjedhur në rrjedhat e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.
Në pjesën e dytë takimi u zhvendos në ambjentet e Këshillit të Qarkut për të diskutuar mbi çështje të zbatimit të projektit, planin e aktiviteteve dhe afatet kohore. Çështjet u fokusuan sipas paketave të punës, duke bërë të njohur ecurinë e secilit partner si dhe problematikat e hasura. U diskutuan gjithashtu modalitetet dhe detajet mbi veprimin pilot dhe u përcaktuan afatet kohore që do të duhet të respektohen nga secili partner, në mënyrë që projekti të zbatohet në mënyrë korrekte dhe koherente

Last modified: March 18, 2020

Leave a Reply