Këshilli i Qarkut Vlorë

QARKU VLORË

ShtrirjaPopullsiaVizioni
Qarku Vlorë shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.

Sipërfaqja totale:                     2706 km 2
Popullsia:                                  189.039 banor
Kufiri tokësor:                          54 km
Gjatësia bregdetare:                244 km
Kufijtë kombëtarë :                 Qarku Fier në veri, Qarku Gjirokastër në jug.
Kufijtë ndërkombëtarë:          Greqia në juglindje, Italia përmes daljes në det në perëndim.

Këshilli i Qarkut Vlorë është një njësi territoriale administrative me përbërje të bashkive me interesa dhe ndërlidhje të ngjashme gjeografike, tradicionale, ekonomike dhe sociale.  Organizmi përfaqësues i qarkut është Këshilli i Qarkut i përbërë nga këshilltarë të këshillave bashkiakë  të 7 bashkive përbërëse të qarkut Vlorë: Vlorë, Himarë, Selenicë, Sarandë, Finiq, Delvinë, Konispol. Këshilli i Qarkut Vlorë luan një rol të rëndësishëm në koordinimin e njësive lokale për zhvillimin e territorit. Qendra e Këshillit të Qarkut Vlorë është qyteti i Vlorës. Këshilli i Qarkut Vlorë është një prej 12 qarqeve në Shqipëri.

Qarku është kryesisht malor dhe kodrinor dhe posedon lugina dhe kullota që i jep mundësi popullsisë të krijojë jetesën përmes prodhimit bujqësor dhe bregtoral. Zona bregdetare e qarkut të Vlorës është një prej zonave më të bukura e të pasura dhe me një reliev të thyer me diversitet të formave që ka ndikuar drejtpërdrejt në klimën dhe llojet e zhvillimit të turizmit. Qarku Vlorë radhitet si një prej zonave me potencialin më të lartë të turizmit në vend, që lidhet drejtpërdrejt me daljen në det, me shumicën e aseteve natyrore, klimën, ujin, burimet arkeologjike, kulturore, historike si dhe burimeve njerëzore.

  •   Qarku Vlorë – Statistika ( Vjetari Statistikor Rajonal INSTAT, 2018)

Nr. Bashkive 7
Nr. Njësive Administrative 26
Nr. Vendbanimeve 207
Vendbanimi më i madh Vlora
Migrimi i bren dshëm neto -191
Nxënës shkolle 25.745
Personat e punësuar (Të dhëna administrative) 51.659
Shkalla e papunësisë regjistruar (%) 7,9%
Të ardhurat bruto mujore mesatare
(Paga mesatare mujore bruto ne sektorin shteteror)
57.050
Shpenzimet mesatare mujore për konsum (ABF 2017) 58.374
PBB rajonale për fryme (mijë Lekë) 462
Nr_Ndërmarrjeve 11946
Hyrjet e shtetasve te huaj 234.250
Daljet e shtetasve shqiptarë 96.742
Automjetet e pasagjerëve (për 1,000 banorë) 203
Sipërfaqja mesatare e banesës (m2) (ABF 2017) 87,2
Mbetjet e gjeneruara komunale (kg për banor) 492
Banesa (ABF 2017) 57.421

Vizioni: Krijimi i një oferte të re turistike përmes një zhvillimi të qëndrueshëm rajonal.

  • Projektet kryesore.
  1. Zhvillim i turizmit të qëndrueshëm
  2. Zhvillimi rural dhe agrobiznesit
  3. Zhvillimi i akuakulturës
  4. Energjia, industria e lehtë dhe shërbimet