Njoftim mbi rezultatet e konkurrimit për pozicionin “Specialist” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Këshilli i Qarkut Vlorë.
Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, shpalljes Nr. 1660 Prot, datë 15.08.2025 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Këshilli i Qarkut Vlorë, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Ju bën me dije se:
– Në përfundim të procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendit të lirë për pozicionin “Specialist” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në Këshillin e Qarkut Vlorë, në procedurën e pranimit në shërbimit civil sipas parashikimeve të nenit 22 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Komiteti i Përhershëm i Pranimit shpall fitues për këtë pozicion:
znj. Kozeta Denaj me pikë në total 72 pikë nga 100 pikë maksimalja.
Last modified: October 10, 2025