Këshilli i Qarkut Vlorë

Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në Këshillin e  Qarkut Vlorë.

December 27, 2022

Njoftim mbi rezultatet e konkurrimit për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, në Këshillin e  Qarkut Vlorë.

 

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, shpalljes Nr. 1877 Prot, datë 08.11.2022 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të testimit  me shkrim në procedurën e konkurrimit për  pranimit nga jashtë shërbimit civil, Ju bën me dije se:

  • Në përfundim të fazës së testimit me shkrim në procedurën e konkurrimit për plotësimin e vendit të lirë për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës” në Këshillin e Qarkut Vlorë, Komiteti i Përhershëm i Pranimit nuk kualifikon kandidaten e vetme pjesëmarrëse për të vazhduar fazat e tjera të konkurrimit për këtë pozicion.

Last modified: December 28, 2022

Comments are closed.