Sot është organizuar ceremonia e 75-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Vlorës nga pushtuesit nazifashistë.
Me këtë rast në Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë ishin të pranishëm Zv/Kryeministri z.Erjon Braçe, kryetari i bashkisë së Vlorës, Z.Dritan Leli, kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë z. Ervis Moçka, deputetët z. Edi Leka ,znj.Vilma Bello, z. Fate Velaj, Prefekti si dhe drejtues të tjerë , veteranë, familjarë të dëshmorëve të rënë në luftë, qytetarë etj.
Ata e përkujtuan këtë festë me një vlerësim maksimal, si ditën më të rëndësishme historike të Vlorës, ditë në të cilën qyteti arriti të çlirohej nga forcat pushtuese.
Pas vendosjes së kurorave me lule tek lapidari i Dëshmorëve, të pranishmit folën për rëndësinë e çlirimit të qytetit, duke e cilësuar atë rrjedhojë të përpjekjeve, luftës dhe sakrificave deri në vetëflijim, të bijve dhe bijave më të mira, që u ngritën me armë në dorë kundër pushtuesit.
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Gëzuar Festën e Çlirimit të qytetit të Vlorës!
Nderim dhe respekt për çdo të rënë në LANÇ!
Last modified: March 18, 2020