Këshilli i Qarkut Vlorë

Verifikimi paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Drejtor” 

November 7, 2023

Njoftim për verifikimin paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë.
 
Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 1759 Prot, datë 12.10.2023 për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e ngritjes në detyrë, Ju bën me dije se:

–          Për pozicionin “Drejtor në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës” në Këshillin e Qarkut Vlorë, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

z. Benard Koço

Vlerësimi me shkrim dhe me gojë do të zhvillohet më datë 22.11.2023, ora 11:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Last modified: November 8, 2023

Comments are closed.