Këshilli i Qarkut Vlorë

Verifikimi paraprak të kandidatëve në Këshillin e Qarkut Vlorë

November 24, 2023

Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për pranim në shërbimin civil për pozicionin “Specialist për Arsimin, Kulturën, Turizmin, Çështjet Sociale dhe Zhvillimin e Projekteve” në Këshillin e Qarkut Vlorë.
 

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 1846 Prot, datë 30.10.2023 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist për Arsimin, Kulturën, Turizmin, Çështjet Sociale dhe Zhvillimin e Projekteve”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit në shërbimin civil, Ju bën me dije se:

–          Për pozicionin “Specialist për Arsimin, Kulturën, Turizmin, Çështjet Sociale dhe Zhvillimin e Projekteve”,  kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është znj. Ilda Lamaj.

Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 11.12.2023, ora 11:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 13.12.2023, ora 11:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Last modified: November 24, 2023

Comments are closed.